Detaje të reja kanë dalë në pah, për ngjarjen e disa ditëve më parë, ku një punonjësi të policisë ushtarake i’u vu eksploziv në automjetin e tij, e për pasojë u plagos në gjymturët e poshtme. Të dhënat flasin se vëllai i tij kishte qenë jesë e një grabitje në Tepelenë, ku një çift bashkëshortëve i’u morën edhe një vlerë prej 5 mijë eurosh.

Vrasja e Robert Ramës, ngjarje e ndodhur në qershor 2015 në Durrës, po shkon drejt zbardhjes. Viktima ishte një nga autorët e grabitjes më dhunë së çiftit të moshuarve në Tepelenë së bashku me Ervis Imeri, vëllait të Elton Imerit, efektiv policie që i’u bë atentat me eksloziv mëngjesin e 8 dhejtorit

Atenati me eksploziv mëngjesin e 8 dhjetorit në Kombinat ndaj efektivit të policisë, Elton Imeri nuk është i vetmi akt hakmarrje për grabitjen e dhunshme të ndodhur në banesën e një çifti të moshuarish në Tepelenë.

Vëllai i Elton Imerit, Ervisi se bashku me dy persona të tjerë grabitën me dhunë 5 mjë euro në banesën e të moshuarit Naim Ciça.Ervis Imeri i kishte rregulluar dyert e shtëpisë çiftit të të moshuarve në Tepelenë dhe kishte çelësat e apartamentit, sakaq posedonte informacion për sasinë e parave qe ndodheshin në banesë.

Së bashku me dy persona të tjerë mbrëmjen e 31 marsit realizuan grabitjen dhe dhunuan të moshuarit e familjes Ciça.Pak kohë pas kësaj, Ervis Imerit, i vendoset eksploziv në automjet, por fatmirësisht pikaset nga 31 vjeçari, i cili njofton policinë. 

Në 8 qershor të këtij viti në në një lokal në zonën e ish Kenetës në Durrës, në një atentat mafioz ekzekutohet me armë zjarri Robert Rama. Policia bën me dije se 31 vjecari ishte një nga autorët e grabitjes se 31 marsit në Tepelenë. 

Në këtë atentat mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë klientë të lokalit.Ndërkohë ende nuk ka informacione për autorin e 3 të grabitjes dhe vendndodhjen e tij.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)