Ceremonia do të zhvillohet të mërkurën më 20 dhjetor, në praninë e autoriteteve të larta shqiptare dhe ndërkombëtare në kryeqytet.
Ekspozita do të ketë si protagonistë dhjetë artistë ndërkombëtarë, të gjithë të lindur në vitet '70 dhe '80: Zeni Ballazhi, Adi Haxhiaj, Koja, Perino & Sails, Leonard Qylafi, Calixto Ramirez, Jelena Tomasevic, Vangjush Vellahu, Alketa Xhafa Mripa dhe Fani Zguro.
I kam studiuar prej disa vitesh shpjegon Gaetano Centrone dhe ajo që më goditi është mbizotërimi i Historisë në punimet e tyre.
“Në fakt unë nuk do të doja të bëja një ekspozitë politike. Jam një mbështetes i bindur i së vertetës intuitive të formave artistike, kështu që unë jam duke punuar në konceptin e kohës, se si koha gërryen në kokat tona, e cfare mbetet më pas prej saj”, shprehet Centrone.
Er.K/Shqiptarja.com










