Një udhëtim mbresëlënës në historinë e shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku Shqipëria mbetet një nga rastet e vetme të ndritshme në Evropë sjell ekspozita “Besa” e celur mbrëmjen e sotme në “Bunkart 2”.
12 histori mbresëlënëse të familjeve shqiptare që, në kohën më të errët të njerëzimit, hapën dyert për hebrenjtë e ndjekur nga nazistët rrëfehen përmes fotove dhe dëshmive të mbledhura nga fotografi i njohur amerikan, Norman Gershman, për muzeun e Holokaustit “Yad Vashem”, dhe që ekspozohen në Tiranë, të kuruara nga gazetari Carlo Bollino.
I pranishëm në hapjen e ekspozitës ishin shtatë përfaqësues të këtyre familjeve që shpëtuan hebrenjtë, si edhe kryeministri Edi Rama, i cili nderoi këto familje shqiptare, të cilat kanë marrë titullin “I drejtë mes kombeve” nga Yad Vashem dhe “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës.
Rama u ndal te mësimet e filozofes Hannah Arendt, duke theksuar se shqiptarët refuzuan bindjen e verbër dhe zgjedhën gjykimin moral, një akt guximi që, sipas tij, sot mbetet busull morale për shoqërinë.
“Kur të tjerët i dorëzuan, shqiptarët u ofruan siguri. Kur binda u bë aleat i heshtur, Shqipëria zgjodhi rrugën e rrezikshme të përgjegjësisë. Shqipëria refuzoi mjegullën morale dhe doli nga Luftën e II Botërore si i vetmi mend në Evropë që pati më shumë hebrenj pas luftës sesa para luftës",- tha Rama.
Sipas kuratorit Carlo Bollino, ky është një nga episodet më të jashtëzakonshme të historisë shqiptare, një histori që duhet ruajtur për të mos u deformuar dhe për t’u trashëguar brez pas brezi.
“Mos harrojmë që hebrejtë që janë shpëtuar nga shqiptarët që janë shpëtuar nga shqiptarët në kohën e pushtimit nazist ishin pothuajse të gjithë emigrantë nga vendet fqinje ku sistemet naziste në bashkëpunim me qeveritë e atyre vendeve atje i kanë persekutuar dhe kanë kryer një masakër. Këta hebrenj kanë ardhur si emigrantë në Shqipëri duke gjetur strehim dhe mbrojtje nga popullata dhe qytetarët",- tha Bollino.
Në sallat e Bunk’Art-it, mes instalacioneve me valixhe që simbolizojnë ikjen, frikën dhe tragjedinë e Holokaustit, rikthehen zërat e atyre që gjetën strehë në Shqipëri – një vend i varfër, por me një pasuri të paçmuar: Besën, traditën e shenjtë të mbrojtjes së mikut.
Historitë e këtyre 12 familjeve janë vetëm një pjesë e mozaikut të gjerë të mbi 70 shqiptarëve që janë shpallur “Të Drejtë midis Kombeve”, një titull nderi që populli hebre u jep të huajve që kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një hebre.
Nga viti 1933 deri në fillimin e luftës, rreth 800 hebrenj të përndjekur nga Rajhu gjetën strehë në Shqipëri. Gjatë luftës, u strehuan edhe rreth 1000 të tjerë, ndërsa disa burime flasin për më shumë se 3500 persona.
Pavarësisht se autoritetet shqiptare u detyruan të përpilojnë lista me emrat e hebrenjve, ato nuk iu dorëzuan kurrë nazistëve. Rezultati ishte unik në Evropë: Shqipëria doli nga Lufta e Dytë Botërore me më shumë hebrenj sesa kishte para saj.
Ekspozita “Besa” qëndron e hapur për publikun, duke rikujtuar një kapitull të jashtëzakonshëm të historisë së Shqipërisë – një dëshmi të humanizmit, guximit dhe nderit të njerëzve të thjeshtë që ndryshuan jetë dhe shpëtuan histori.

Pasditen e sotme në "Bunk'Art 2" u çel ekspozita "Besa", e cila në fokus ka 12 histori mbresëlënëse, të strehimit dhe shpëtimit të jetës së hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.
Të pranishëm në ceremoninë hapëse ishin dhjetëra personalitete dhe zyrtarë të lartë të shtetit, përfshirë kreun e qeverisë, Edi Ramën.
Salla mori më shumë kuptim falë pranisë edhe të trashëgimtarëve të 7 familjeve shqiptare që shpëtuan hebrenj, dhe që, ashtu si 63 të tjerë, janë nderuar nga Qendra Yad Vashem në Jeruzalem si ''Te drejta mes Kombeve'' , por edhe nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me titullin “Nder i Kombit”.
Gazetari italian dhe kuratori i muzeut Bunk'Art, Carlo Bollino, pati fjalën hapëse në çeljen e ekspozitës “Besa” në "Bunk'Art 2", e cila në fokus ka 12 histori mbresëlënëse, të strehimit dhe shpëtimit të jetës së hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.
Bollino tha se shpëtimi i mijëra hebrenjeve nga shqiptarët gjatë regjimit nazist është një pjesë e dalluar e historisë së vendit tonë. Duke theksuar përkushtimin në ngritjen e ekspozitës "Besa", gazetari italian u shpreh se aktivitete të tilla dhe muzetë në përgjithësi duhet të kurohen në mënyrë sa më të kujdesshme për të përcjellë ndët breza dhe vizitorë historinë e vërtetë pa deformime.
"Shpëtimi i mijëra hebrenjve nga sundimi, nga lufta nga sistemi vrastar i pushtuesve nazistë gjatë viteve ’43-’44. Unë jam Carlo Bollino gazetar italian, kurator i muzeut të Bunk’Art. Këtu sot me ne për të kujtuar këtë ditë të jashtëzakonshme, këtë event të jashtëzakonshëm, kemi nderin të kemi në sallë 7 përfaqësues të atyre familjeve, që para 60 viteve kanë shpëtuar hebrejtë nga persekutimi nazist. Janë këtu me ne, janë mbledhur nga shoqata e miqësisë shqiptaro-izraelite, që unë i falënderoj. Janë njerëz të nderuar nga muzeu “Yad Vashem” me titull nderi për të gjithë të huajt që kanë shpëtuar hebrejtë. Muzeu “Yad Vashem” në Jerusalem ka bashkëpunuar për realimin e kësaj ekspozite. Ata vetë janë nderuar edhe si Nderi i Kombit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Unë i falënderoj për prezencën e tyre. Ky episod ka qenë i jashtëzakonshëm për Shqipërinë. Ka qenë episod i jashtëzakonshëm për historinë në përgjithësi.
Unë si kurator i një muze kam bindjen se historinë duhet ta kujtojmë gjithmonë, ndonjë herë për të mos përsëritur gabimet e bëra, ndonjë për të marrë shembujt e mirë që vijnë nga historia. Ky është nga rastet e rralla ku historia na ka treguar një shembull të jashtëzakonshëm. Që është një shembull unik dhe tmerrësisht aktual. Mos harrojmë që hebrejtë që janë shpëtuar nga shqiptarët që janë shpëtuar nga shqiptarët në kohën e pushtimit nazist ishin pothuajse të gjithë emigrantë nga vendet fqinje ku sistemet naziste në bashkëpunim me qeveritë e atyre vendeve atje i kanë persekutuar dhe kanë kryer një masakër. Këta hebrenj kanë ardhur si emigrantë në Shqipëri duke gjetur strehim dhe mbrojtje nga popullata dhe qytetarët. Janë strehuar dhe mbrojtur në emër të një fjale që quhet besa, e cila është aktuale dhe sot. Fjala besa mund të përkthehet në shumë gjuhë të huaj jo vetëm shqip, sot kemi mijëra dhe miliona emigrantë të tjerë që lëvizin nëpër botë duke kërkuar të njëjtën mikpritje që shqiptarët e kanë ofruar”,- tha ndër të tjera Bollino.










