/ ATSH / - 26 posterat dhe 1900 fotografitë e ekspozitës "Diktatura dhe demokracia në epokën e ekstremeve", që prezanton historinë dramatike të një shekulli përmes fotografive dhe dokumentave arkivore të Europës, kanë mbërritur së fundmi në Galerinë Edward Lear, të qytetit të Beratit.
Ekspozita, e cila nëpërmjet materialeve që hedhë dritë mbi historinë e Evropës së shekullit të XX, pas stacionit të sajë të parë të prezantimit në Tiranë, ku është shfaqur premierë për publikun në 14 tetor të vitit të kaluar në Muzeun Historik Kombëtar, ka udhëtuar drejt qytetit muze të Beratit, ku është çelur dhe mirëpritur edhe aty sot gjtë ditës nga përfaqësuesit e pushtetit lokal, nxënësit e shkollave të qytetit dhe miqë e galerisë.
Ekspozita e realizuar nga Instituti i Mynihut për Historinë Bashkëkohore, Radio gjermane Kultura, Fondacioni Federal për Trajtimin e Diktaturës së SED dhe mbështetja e Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme, është çelur në Berat Art Gallery "Edward Lear" nga vetë Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri Hellmut Hoffmanni, cili gjatë fjalës së rastit u shpreh se "si qytet i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, Berati është një qytet me karakter të mrekulleshëm, i shkëlqyer dhe i rëndësishëm për historinë".
"Viti 2014", vijoi Hoffmann, "kur u krijua kjo ekspozitë përkonte me 100 vjetorin e fillimit të Luftës së Parë Botërore, 75 vjetorin e Luftës së Dytë Botërore po kështu dhe 25 vjetorin e Rënien e Murrit të Berlinit, përfundimin e Luftës së ftohtë, dhe të gjitha këto kanë qënë momente historike që përcaktuan fatin e Gjermanisë, Europës dhe mbarë botës, dhe ja përse është e rëndësishme kjo ekspozitë".
Sakaq, ambasadori Hoffmann, edhe në cilësinë dhe rolin e një historian, nuk ka ngurruar t'ju shpjegojë të pranishmëve detajet e ekspozitës e cila sipas përshkrimit të Hoffmann tregon se si shekulli i fundit është përzier mes lirisë dhe tiranisë, dhe fokusin e kësaj ekspozite, e cila vihet mes historisë gjermane, por që ajo tregon se sa të lidhura ngushtë kanë qënë fatet e kombeve, përfshi këtu edhe Shqipërinë.
/Shqiptarja.com