Në ekspozitën që pritet të hapet në muzeun Christie në Londër për Artin Impresionist dhe Modern, ajo që dallon ndër gjithë të tjerat është ‘La Main’ (dora) e realizuar nga skulptori Svicerian Alberto Giacometti.

‘La Main’ është një ndër 60 veprat që do të nxirren në ankand dhe mendohet se do të vlerësohet me një vlerë prej 17 deri në 25 milionë dollarë.
Drejtuesja e kësaj ekspozite, Jay Vincze, u shpreh se kjo është një ndër ankandet më të shtrenjtat dhe të vlerësuarat, me kryevepra shumë të çmuara nga emra artistësh të njohur të artit impressionist dhe modern, për të cilën ajo ndihet shumë krenare që e ka organizuar dhe e drejton.

E ashtquajtura ‘dora’ është një ndër katër punët kryesore të artistit Zvicerian të ofruara nga një koleksionues privat bashkë me një pjesë të serisë ‘Femme de Venise’ dhe portretin e gruas së skulptorit ‘Portrait de Femme’ dhe ‘Annette IV’ të cilat vlerësohen më një çmim që i kalojnë 20 milion dollarët.

Vepra e Giacometti-t është tmerrësisht shumë shprehëse dhe e fuqishme, një punë tipike e stilit të tij shprehet Vincze, ndërsa shpjegon se punimi prej brozni ka lënë gjurmë në karrierën dhe njohjen e këtij artisti në kulturën dhe artin Amerikan.

Gjithashtu në ekspozitë ka dhe vepra të tjera të rëndësishme nga artistë si Henri Matissw, Piet Mondrain, Kurt Schwitters etj., prania e të cilëve e shndërron këtë ankand në një shfaqje të veçantë dhe të vlerësuar me një përfitim monetar gati 250 milion dollarë.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për një javë dhe mendohet se do të ketë një fluks të madh vizituesish.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)