Ekspozita e Mios ngjarje në Venecia, kritika italiane vlerëson artin e tij

Ekspozita e Mios ngjarje në Venecia,  kritika italiane vlerëson artin e tij

"Ekspozita në Venecia e Vangjush Mios, piktorit impresionist shqiptar. Ngjarje në Venecia”- ky është një nga titujt e medias lokale “Venecia Today” që pëshkruan ecurinë e një ekspozitë të çelur që nga 16 marsi dhe që do të vijojë deri më 22 prill të këtij viti. Ja si përshkruhet kjo ngjarje.  

“Poeti i peisazhit dhe një nga impersionistë e parë shqiptarë, pionier i dritës në pikturë, Piktor i Popullit, iniciator i pikturës dhe artit modetn në Shqipëri.  Këto janë vetëm disa nga epitetet që ka marrë  përgjatë viteve me të cilat historianët dhe kritikët e artit  kanë nderuar figurën e Vangjush Mios (1891 - 1957), që ka lindur dhe jetuar në  pjesën më të madhe të jetës së tij në Korçë (në Shqipëri), qytet që ndodhet në kufirin me Greqinë dhe Maqedoninë, dhe njihet me epitetin "Parisi i vogël i Shqipërisë"

Duke iu  pëkushtuar peisazhistit të madh shqiptar  "Homazhe për Vangjush Mion", është ekspozita e parë retrospektive  italiane, e organizuar nga BluArt Gallery & Evente, dhe e sponsorizuar nga Ministria e Trashëgimisë dhe Kulturës dhe Turizmit, Ministria e Kulturës së Shqipërisë dhe Bashkia e Venecias, që u mbajt nga e premtja 16 mars dhe do të vijojë deri të dielën 22 prill në Qendrën Kulturore Don Orione Artigianelli të Venedikut. Një hapësirë të madhe të rrethuar nga një atmosferë magjike, dëshmon lindjen e pikturës veneciane, të mesit të shekullit të tetëmbëdhjetë dhe XX , ku  jetuan dhe punuan piktorët Alessandro Milesi, Luigi Nono, Emanuele Brugnoli dhe shumë të tjerë. Disa shekuj më parë, edhe piktori Canaletto dhe Guardi .

"Ideja e krijimit të një ekspozitë të madhe të Vangjush Mios, - rrëfen Migena Hajdari, drejtoreshë e BluArt Events & Galerisë dhe kuratore e ekspozitës - ka lindur nga dëshira e vajzës së Mios, Rozeta, për ta sjellë përsëri të atin në Venecia, pas pothuajse një shekulli për të ta bërë të njohur këtë trashëgimi të madhe të kombit shqiptar në tregun ndërkombëtar të artit. Projekti dëshiron që për artistin të ketë një shikueshmëri më të madhe në nivel ndërkombëtar. 

Ekspozita është e strukturuar si në një sekuencë filmi me prezantimin e mbi shtatëdhjetë veprave, ku mundn t’i bëhet  audiencës për një njohje më të mirë me ngjarjet biografike dhe artistike të Vangjush Mios si një ndjekës i idealit të tij patriotik të bukurisë, jo vetëm  duke zbuluar dritën e ngjyrave të Mesdheut, por edhe duke i kthyer pas në kohë dhe duke lënë një mesazh për  transformimeve dhe ndryshimeve të shoqërisë në të cilën jetonte Mio.

Për të kuptuar plotësisht poezinë dhe vlerën e veprave të Mios në trashëgiminë artistike të Shqipërisë, është e nevojshme për t’i parë ato ato të lidhura me periudhat historike të Rilindjes dhe Pavarësisë së Shqipërisë, midis shekujve nëntëmbëdhjetë dhe njëzetë, në të cilën zhvillohen ngjarje të trazuara, ku vendi ynë kërkonte autonominë kombëtare si nga pikëpamja territoriale, ashtu edhe nga ajo kulturore dhe gjuhësore, e cila do të kulmojë me shpalljen e Pavarësisë.

Dëshira për ta çliruar vendin nga ndikimet e Perandorisë Osmane nxorri në dritë artistë shqiptarë që rizbuluan impresionizmin e 900-s italiane dhe fillimet e shekullit të njëzetë. Përvoja në Itali e artistëve shqiptarë, ishte një mënyrë për t’u përfaqësuar me së bashku në një repertor të imazheve, të fiksuara përmes skicave, punimeve akademike, librave apo vetëm përmes kujtimeve nga ky vend e më pas për t’iu rikthyer këtyre motiveve në atdhe. Nuk është çudi, pra, që, në vitin 1920, Vangjush Mio la Romën për t'u regjistruar në Akademinë Mbretërore të San Luca-s, ku ai ka studiuar me Umberto Coromaldi-n dhe Ettore Ferrari-n artistë të njohur tashmë për pikëpamjet e traditave romake.

Është vendosur në këtë mjedis rininë artistike të Mios, e cila ishte në gjendje t’i bashkohej traditës së rrënjosur të pikturës peizazhore. Piktori pati mundësinë të qëndronte në Venecia dhe në Bolonjë, nga ku mbarti disa pikëpamje. Në veçanti, imazhet e qytetit lagunës në ato vite mund të të jenë të  lidhura me punën që ka bërë për temën e peizazhit, pas kthimit në Shqipëri, që është një aspekt i rëndësishëm i kërkimit të tij: ai u jep dritëhije në stinë të ndryshme, me anë të dikimeve nga të dyja krahët. 

"Piktura e Vangjush Mios - shpjegon kritiku Paul Campopiano - mund të përmblidhet në tre fjalë: impresioniste, koloristike, dritësore.  “Impresioniste” në zhvillimin e temave dhe peizazheve, me mbresa të menjëhershme. “Coloristike ", sepse paleta e tij ka ritëm, por që asnjëherë nuk përsëritet. Dhe së fundi “dritësore”, sepse imazhet japin një dritë të qartë transparente. 

Është e vështirë të flasësh për punën e tij, si një piktor i njohur, me një personalitet të përcaktuar mirë.

Vëzhguesi i kujdesshëm i rrymave artistike të kohës së tij, është kthyer në shtëpi, Mio – ai që në vitin 1920 kishte arritur të organizonte ekspozitën e parë të artit për publikun e gjerë. Në Shqipëri- ai pati promovuar disa ekspozita, duke u përpjekur për të përfshirë në krijimin e tij edhe ndërgjegjen e një historie artistike të përbashkët të gjithë autorëve shqiptarë.

Pas Luftës së Dytë Botërore, qeveria komuniste ka ndikuar shumë në artin shqipëtar, pa ndikuar në reputacionin e piktorit, e cili do të konsiderohet në të gjitha kohërat si piktori i peizazheve që rrallë t’I sheh syri.

Pas vdekjes së tij në vitin 1957, Vangjush Mio ka lënë pas më shumë se 400 vizatime dhe 130 piktura, shumica e tyre të vendosura në Galerinë Kombëtare të Arteve të Bukura në Tiranë dhe Shqipëri, në shtëpinë e vet-muze në Korçë, qytetin që ende sot organizon " Ditët e Mios", gjatë të cilave mund të vijnë adhuruesit e artit dhe të admirojnë pikturat e artistëve shqiptarë dhe të huaj.

Megjithatë, rëndësia e Mio-s shkon përtej trashëgimisë së saj materiale. Trashëgimia e "Piktorit të Popullit" ishte se ai e ka bërë kapërcimin e parë  e parë të pikturës shqiptare drejt modernitetit, duke krijuar - sipas fjalëve të Vladimir Myrtezait, profesor në Akademinë e Arteve të Bukura të Tiranës dhe kuratorit të ekspozitës - "një pikturë lirike që kishte diçka për t'u dhënë brezave. Krijimtaria e tij shkon në kufijtë e një "metode", jashtë kornizave të vendosura nga realizmi socialist, duke dëshmuar në këtë mënyrë se edhe në një kohë agresive ose censure, kishte zona ku mund të vetëizoloheshe, edhe pse përkohësisht. Në nivel kombëtar, puna e tij është një "markë", me vlera që koha nuk ia ka humbur. Në këtë kontekst, Vangjush Mio mbetet një nga pionierët e dritës në pikture”

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj