Një ekspozitë e re me koleksionin me objekte dhe veshje nga shtatë filmat e kaluar të serive të Batman për nder të ditëlindjes së 75-të të Crusader.

Ekspozita përmban një tërësi objektesh, automjetesh dhe kostumesh të përdorura gjatë historisë së prodhimit të filmave. Hapja u realizua nga aktori Danny DeVito, i cili luajti personazhin negativ të "Pinguinit" në filmin e dytë të Batmanit në vitin 1992.

Ai u shpreh së kishte shumë kujtime gjatë periudhës së xhirimeve dhe mendonte se e dinte cili ishte çelësi për t'u zgjedhur si aktor për të luajtur në këtë film, që sipas tij ishte të qenit shumë i pashëm dhe tip, pasi duhet t'i përshtatesh roli në film sa më mirë.

Ekspozita është krijuar nga kompania e Warner Bros, në bashkëpunim me studion e DC Entertainment dhe është një ndër më të mëdhatë e krijuar me objektet që janë përdorur në xhirirmet e të gjashtë filmave.

I shfaqur për herë të parë në librin komik, Detective #27, që u publikua për herë të parë në Mars të Vitit 1939, Batman u shndërrua në një nga super heronjtë më të njohur.

Ai dallohet nga shumë heronj të tjerë të librave komikë pasi nuk ka asnjë talent njerëzor dhe varet plotësisht në kostumin e tij dhe arsenalin e armëve që disponon për të arritur fitoren ndaj kundërshtarëve.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)