Ekspozohen urdhërat për librat e ndaluar në diktaturë, i pari në listë emri i Gjergj Fishtës!

Në 27 mars të vitit 1948 Partia e Punës në Shqipëri lajmëron vendimin e Gjykatës Popullore. Vendim ky që e boton në gazetën “Bashkimi”, ku edhe shkruan se: “Duhet të hiqen nga qarkullimi një sasi librash të përkohshmesh, të dëmshëm për shoqërinë dhe vendimi duhet aplikuar në të gjithë vendin”.  Në urdhëresat me titujt e veprave të para të ndaluara, autorët konsiderohen, si bashkëpunëtorë të fashizmit dhe armiq të popullit. Ndalimi fillimisht u bë me vendim gjykate e më pas me urdhra partie. Këto urdhëresa të asaj kohe, Ministria e Kulturës pas ekspozitës “Libra të ndaluar” në Bibliotekën Kombëtare disa muaj më parë, i risjell në bashkëpunim me institucionet e tjera për publikun në Muzeun “Shtëpia e Gjethit”.

 “Duhet t’i kthehemi jo vetëm për veten tonë, por edhe që të njohim luftërat e tyre të brendshme dhe ideologjizmat e asaj kohe. Prandaj, kjo ekspozitë duhet të shërbejë për ata të rinj, që nuk e konceptojnë dot atë që ka ndodhur. Ku vend është zgjedhur për të ekspozuar, sepse një pjesë e këtij procesi realizohej këtu”, thotë ministrja Margariti. 

Ndër emrat që listohen në këtë listë janë, i pari At Gjergj Fishta, e më tej Mid’hat Frashëri, Ernest Koliqi, Gjon Shllaku, Anton Harapi, Mitrush Kuteli, Mustafa Kruja, edhe shumë të tjerë. Por, nuk mungojnë as dokumente të tjera arkivore, ku pasqyrohen udhëzimet e politikat e sistemit komunist, që çuan në marrjen e masave të veçanta përmes urdhëresave të Ministrisë së Arsimit, sipas drejtorëve të Muzeut të Gjethit, Etleva Demollari edhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Ardit Bido kjo ekspozitë na bënë të kuptojmë atë çka ka ndodhur asokohe.

“Sot është e rëndësishme të njohim atë periudhë më shumë sesa kurrë, sepse ne kemi 30-vjeçare që jo vetëm nuk kanë jetuar në atë kohë,  por as që nuk kanë pyet prindërit për atë periudhë”, shprehet Ardit Bido, drejtor i Arkivave.

Ekspozita vazhdon që të qëndrojë hapur për vizitorët në Muzeun “Shtëpia e Gjethit”.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore