/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Zyra Qendrore e Interpolit ka kryer ekstradimin nga Athina/Greqi drejt vendit tonë, te shtetasit  shqiptar  Erjon Lata, 30 vjeç, banues  në Devoll.
Ekstradimi i Latas erdhi, pasi Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin Nr.157,  datë 16.09.2014, ka caktuar masë sigurimi personal "Arrest në burg" për  këtë shtetas, për kryerjen e veprës penale të "Trafikimit të mjeteve motorrike".
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij ne Athinë/Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.