Drejtoria e Policisë së Shtetit ben te ditur se Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana ka kryer ekstradimim nga Athina te shtetasit Shpëtim Bishani (Bregu), 51 vjeç , lindur në Fier.
Drejtoria e Policisë sqaron se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin Nr. 526, datë 16.09.2013, ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale të "Vrasje në rrethana cilësuese në tentativë e bashkëpunim" parashikuar nga neni 79/ë dhe 22, 25 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Sipas Policise, në datën 20.09.2012 rreth orës 19.30, shtetasi Shpëtim Bishani, në bashkëpunim me shtetasin I.H kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës dhe lokalit të shtetasit S.M në fshatin Verbas/Fier. Hetimi ka provuar se shkaku i këtij krimi ka qënë konflikti i mëparshëm që kishte shtetasi Shpëtim Bishani me shtetasin S.M.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas ky shtetas iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve./atsh/
/Shqiptarja.com