Ekstradohet nga Milano në Shqipëri, Etien Cani 28-vjeç nga Elbasani, i akuzuar si autori i vrasjes në shtëpinë e tij të shokut të ngushtë Gentian Beqirin dhe babait të tij, ngjarje e ndodhur në Elbasan në vitin 2012. Arrestimi i tij është bërë i mundur në datë 1 korrik në Rimini të Italisë si rezultat i policisë vendase me autoritetet italiane. 

Cani u arrestua në një qendër rehabilitimi për personat përdorues droge ku ishte larguar si emigrant, ndërsa sot u ekstradua. Etien Cani dhe viktima, Gentian Beqiri ishin shokë të ngushtë me njëri-tjetrin. Ai e vizitonte këtë të fundit shumë shpesh në shtëpi për arsye se Beqiri ndodhej në arrest shtëpie pasi ishte një nga tre autorët e vrasjes së Sokol Çapjas në 25 dhjetor 2005.

Etjen Cani dhe Gentian Beqiri

Por në mëngjesin e 15 gushtit 2012 Gentian Beqiri u qëllua me tre plumba në kokë, teksa flinte në dhomën e gjumit në apartamentin e tij. Ndërsa babai i tij u rrah barbarisht me sende të forta duke pësuar fraktura në 6 brinjë dhe hemorragji në tru dhe në mëlçi. Vrasja dyshohet se u bë për llogari të Çapjave. Për këtë ngjarje u akuzua Etien Cani së bashku me Ervis Bardhin, i cili po ashtu u arrestua dhe dyshohet se ka bashkëpunuar me prokurorinë/ Cani tashmë do të përballet me drejtësinë me akuzat "Vrasja në rrethana cilësuese, në bashkëpunim" dhe “Armëmbajtja pa leje”. Pas ekstradimit, Cani doli sot para gjykates se Elbasanit per t'u njohur me masen e sigurise. Prokurori i dosjes ishte Ritvan Sukaj, ndërsa gjyqtare Miranda Cerkrezi, qe pranoi kërkesën duke e lënë në burg. 


Telefoni zbuloi Elvis Bardhin e Etien Canin për vrasjen e babë e bir
Një përmbajtje mesazhi mes dy personave të dashuruar dhe një gjurme gishti e fiksuar në një targë makine, që u gjet jo shumë larg vendit, ku u dogj automjeti “Benz-Mercedez” zbardhi vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirit në gusht të 2012. Kjo vrasje është kryer në vazhdën e ciklit të hasmërisë që fisi “Çapja” kishte me fisin Mema. Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit, ka ndodhur tetë muaj pasi në Elbasan ishte vrarë kushëri i Fadil Memës, Ilir Rrexhepi.

Në vitin 2012 Çapjat ishin hedhur në sulm, ku këtë herë kishin vënë në shenjestër Gentian Beqirin,i cili në 26 dhjetor të 2005 kishte qëlluar mbi Sokol Çapjan në bar “Aquario” në Elbasan, duke e lënë të vdekur në vend. Beqiri kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu, dhe qëndronte në “arrest shtëpie”,pasi Gjykata e Lartë i kishte prishur dënimin me 18 vite burg, për vrasjen e Sokol Çapjas, dhe çështja penale ishte rikthyer për gjykim. Në 15 gusht 2012, dyshohet se Elvis Bardhi dhe Etien Cani të paguar nga anëtarë të fisit Çapja, kanë shkuar në banesën e Beqirit, në katin e pestë të një pallati.

Sipas dosjes së prokurorisë thuhet se rreth orës 08:40, nga banesa ka dalë nëna dhe bashkëjetuesja e Gentian Beqirit Behije Arapi për të bërë pazar dhe në këtë moment ka konstatuar se dy punonjësit e policies në detyrë, që ruanin Gentian, Sami Derstila dhe Neshat Budani nuk ndodheshin në vendin e detyruar për të kryer shërbimin, që ishte kati i pestëpërpara apartamentit të Gentian Beqirit, ku prindërit e tij kishin vendosur dy karrige.Si ka dalë nga pallati, Behije Arapi ka konstatuar përpara hyrjes së pallatit punonjësit e policisë, ku Neshat Budani ishte në këmbë përpara pallatit,ndërsa Sami Derstila ndodhej në makinën e tij dhe po hante mëngjes. Dy policët kanë komunikuar më nënën e viktimës, e cila është larguar për të bërë pazarin.

Në këtë moment, Neshat Budani ka shkuar në makinën e tij për të bërë mjekimin me“Insuline”,(pasi rezulton se ky polic vuan nga sëmundja e diabetit) dhe si ka kryer mjekimin ka qëndruar rreth 15minuta i shtrirë në automjetin e tij, ndërkohë që Sami Derstila vazhdonte të qëndronte brenda në automjetin e tij, duke vazhduar ngrënien e mengjesit. Pikërisht në këtë moment, Etien Cani dhe Elvis Bardhi kanë shfrytëzuar neglizhencën e dy policëve që ruanin Gentjanin, dhe kanë ngjitur shkallët e pallatit. Në banesë ndodheshin Gentjan Beqiri që flinte gjumë dhe babai i tij Neziri. Autorët kanë trokitur në derë dhe ajo është hapur nga Neziri.I moshuari është rrahur barbarisht nga Etien Cani dhe Elvis Bardhi,duke pësuar infarkt në zemër dhe ka vdekur në korridor. Ndërsa Beqiri, është qëlluar me 4 plumba në kokë dhe trup, teksa flinte gjumë.

Dy vrasësit kanë përdorur pistoletë me silenciator ndërkohë që janë larguar me shpejtësi, pa u vënë re nga dy policët që ndodheshin jashtë pallatit. Pas rreth 30 minutash,punonjësi i policisë,Sami Derstila, si ka përfunduar mëngjesin është ngjitur në katin e pestë të pallatit,pikërisht në banesën e Gentian Beqirit, për të kryer kontrollin e të arrestuarit. Si është afruar në derën e jashtme të banesës, fillimisht ka trokitur e më pas është futur në ambjentet e brendshme të banesës.

Sapo është futur brenda,Sami Derstila, ka gjetur në korridor të shrirënë dyshemeNezir Beqiri (babai i të arrestuarit Gentian Beqiri) i cili kishte,shenja dhune.Sami Derstila, është munduar t’i japë ndihmën e parë pasi Nezir Beqiri, kishte shenja jete, por nuk ka mundur dot të flasë.Sami Derstila, menjëherë ka thirrur Neshat Budani, ndërkohë që kahyrë në dhomën e gjumit ku ndodhej i arrestuari Gentian Beqiri. Në këtë moment ka mbërritur dhe Neshat Budani dhe si kanë hyrëbrendanë dhomë, kanë gjetur të vdekur nëkrevatin e tij Gentian Beqiri.Dy punonjësit e policisë kanë dalë menjëherë nga banesa për të konstatuar ndonjë person të dyshuar dhe disa metralarg kanë parë të largohen persona të panjohur.

Pas këtij momenti,rreth orës 09:44 Neshat Budani, ka njoftuar me telefonin e tij, celular sallën operative ku ka vënë në dijeni për ngjarjen. Nga procesverbali i paraqitjes për njohje i datës 15 gusht 2012 rezulton se polici Nehat Budani mes 16 fotove të kartotekës kriminale ka njohur si një nga personat që dyshohet si autor i vrasjes shtetasin Florenc Çapja. Ndërkohë nga polici tjetër Sami Derstila, është identifikuar dhe shoku i tij Arben Jaçe kësaj, prokuroria u mundua të mbajë në burg Çapjan dhe Jaçen, por dy policët Nehat Budani dhe Sami Derstila në gjykatë ndryshuan dëshminë duke pohuar se nuk ishin ata autorët e vrasjes.

Kjo solli dhe lirimin e tyre nga gjykata, dhe dështimin e plotë të dosjes. Në atë periudhë u kërcënuan prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët u detyruan të mbrohen nga efektivë të repartit “RESI”. Nga ana tjetër më tej prokuroria arrestoi policët Nehat Budani dhe Sami Derstila për “Dëshmi të rreme” dhe “Shpërdorim detyre”, të cilët janë dënuar me nga 6 vjet heqje lirie. Ndërkohë dosja për dy vrasjet u pezullua duke mbetur pa autor. Por një vit më parë ajo u rihap sërisht, dhe sot si autorë të këtij krimi janë identifikuar Etien Cani dhe Elvis Bardhi që do të përballen me drejtësinë (lexo me shume ketu).