Armand alias Butrint Hasani, personi i dënuar me 25 vjet burgim për vrasjen e Sokol Çapjas, në dhjetor 2005 në Elbasan, është rishfaqur në gjykatë me një kërkesë, duke pretenduar që gjykata e këtij qyteti, ti njohë orët e punës në burg, si ditë burgimi.

Hasani, është personi i vetëm që ka mbetur gjallë për ekzekutimin e Sokol Çapjas, pasi dy autorët e tjerë, Dritan Sheme dhe Gentian Beqiri, janë ekzekutuar në 2007 dhe 2012 në qytetin e Tiranës dhe Elbasanit.

Armand Hasani, është i vetmi që ka qëndruar i izoluar në burg dhe ky fakt me sa duket e shpëtuar nga eleminimi fizik.

Tashmë, Hasani është duke vuajtur dënimin me 25 vjet burgim në burgun e Peqinit. Por, ai i është drejtuar gjykatës duke kërkuar njohjen e ditëve të punës në burg,duke synuar uljen e dënimit me qëllimin lirimin e shpejtë të tij, nga qelia.