Mustafa Kruja  Abaz Kupit
“Derisa mos të na kenë sigurue Aljatët me nji deklaratë zyrtare – e jo me përrallat e agjentave të tyne – se kufîjt t’anë edhe indipendenca e jonë s’kanë ndoj rrezik, âsht nji krim me i çue njerzit e popullin t‘onë në kasaphane. Ju duhet t’a mendoni shumë mirë këtë përgjegjsí. Me marrë më qafë njerzín, popullin mbarë e vêndin t’onë, për interesë të tjetërkuj, këtê lenjau atyne qi i a kanë nisë, Enver Hoxhës e Mehmet Shehut me shokë !”
 
Tahir Kolgjini M.Krujës më 14 nëndor 1954
“Shqipnija, për t’u-bâ ashtu si e duem na, don punë, shum punë. Kush me gojë e kush me pêndë, kush me pare e kush me mundë, e, kush âsht i zoti, edhe me gjak e me shpirtë, Asajë le të mos i kursejmë kurrgjâ. Mjafton qi, të studjohet mirë rruga, qi ká me u-nisun.”
                                   
M. Kruja T.Kolgjinit më 16 korrik 1958 (pak muaj para vdekjes së tij)
“Por m’âsht mbushun mêndja qyp se lodhemi kot, sikur për gjithçka tjetër shqiptar. Më vjen keq vetëm qi e kuptova vonë këtë të vërtetë. Do të thuesh se qênkam bâmë tepër pesimist. Mirë, thuej po deshe, e ndoshta tepër njimênd. Ka me qênë për të zezën t’eme. Sepse ç’i duhet njeriut jeta qi i tepron prej atij çasi e mbrapa kur vdier idealet me të cillat âsht ushqyem der atëherë?”
                    
 
Tahir Zajmi M.Krujës më 7 mars 1952
“Keni arsye deri n’qiell, i dashuni mik, se me të vertetë qênka gjâ e idhët dhe fatkeqsi e madhe mos me muejtë njeriu m’u kuptue e m’u shpjegue me të vetët: me pâ të dënohen, të vriten, të shâhen e të përbuzen patriotët e mbëdhaj të kombit që gjithëshka dhanë e flijuen për vendin dhe kurrgjâ nuk mbajtën për vehten e tyne.”
                  
Ago Agaj M.Krujës më 6 dhjetor 1952
“Në të shkuarën kemi derdhur lot në këtë festim se qëllimi qe ideal. Nashti u kthye në realizmë, materializmë dhe prandaj na lë të ftohtë në qoftë se nuk na mbush me neveritje. Fatkeqësi që nuk do të vazhdojë shumë se na e shkuam jetën t’onë e ata pas neve janë rritur në materializmë dhe nuk do të ndiejnë e nuk do të ruajnë.”
                    
M.Kruja Ismail Goranit më 14 nëndor 1948
“Në mos mujshim me bâ gjâ të mirë për shpëtimin t’onë e të kombit, nemose mos të bâjmë nji vepër të keqe. E vepër e keqe fort kishte me qênë me u grî me shoshoqin tue u bâ gazi i dheut e loja e anmikut. Punë e keqe fort kishte me qênë me pengue e diskreditue faqe miqve e anmiqve kê don me bâ dishka për të mirën e përgjithshme edhe âsht i zoti me bâ, sado pak.”
                    
 Shkrimi u publikua sot (10.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)