Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu u shpreh sot gjatë një konference kundër ekstremizmit të dhunshëm, se ISIS mund të luftohet nëse të gjitha vendet bëhen bashkë.
Lu theksoi se ISIS nuk është thjesht një ushtri e përhapur në Irak apo Siri, por është një idologji që synon të thithë sa më shumë mbështetës.
"ISIS nuk kufizohet vetëm në Siri dhe Irak, nuk është vetëm një ushtri, është një ideologji dhe përbën një kërcënim për Europën dhe më tej. Nuk e dinë sesi do materializohen këto kërcënime, siç ndodhi në Francë, Belgjikë. Por nëse do punojmë së bashku, ne do të jemi gati për t’i përballuar", u shpreh Lu.
Lu theksoi se Shqipëria ka reduktuar numrin e personave që shkojnë të luftojnë në Irak dhe Siri, ndërsa solli në vëmendje edhe dënimin e 9 xhihadistëve, të cilët rekrutonin luftëtarë për ISIS.
"Gjatë kësaj jave në ditët e parë të shkollës për gjithë fëmijët në botë, kjo është një kujtesë e mrekullueshme sesi një vajzë e vogël mund të na frymëzojë të gjithëve. U ndalua Dijar Xhema, disa javë më parë. Policia tha se Xhema u përpoq të futej me forcë në makinë e dy personave duke thënë "Allahu Ekber" dhe “Do ju vras të gjithëve”. Terroristët janë ndryshe nga ai, pasi ata përdorin teknika të sofistikuara, dhe është i vështirë arrestimi dhe kapja e tyre. Bosnja ka deklaruar fajtorë 12 persona dhe 8 janë në hetim, Kosova ka ndaluar 75 persona dhe ka shpallur fajtorë mbi 50 persona. Maqedonia ka dhënë 18 vendime fajësie, Shqipëria ka dënuar 9 persona. Shqipëria ka ulur edhe numrin e luftëtarëve terroristë që dilnin jashtë territorit të saj. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme e paprecedentë në Ballkanin Perëndimor .Tani rajoni është i rrezikuar nga një fenomen i ri, i atyre luftëtarëve që largohen nga Iraku e Siria duke tentuar të kalojnë në Perëndim”, u shpreh ambasadori Lu.
Lu tha se Shqipëria është e angazhuar konkretisht në luftën kundër radikalizimit. Ambasadori amerikan vlerësoi edhe qëndrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, kundër radikalizimit.
"Shqipëria ka të arrestuar 9 persona për rekrutim dhe pjesëmarrje në organizata të ekstremizmit të dhunshëm. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë qenë shumë të suksesshme dhe duhet të jenë krenare për këtë", tha ai.
Ambasadorja e BE, Vlahutin: Duhet bashkëpunim kundër ekstremizmit
Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin, theksoi gjatë konferencës kundër ekstremizmit se duhet më shumë bashkëpunim mes vendeve. Vlahutin theksoi se sulmet e fundit në Europë, Bruksel dhe Paris, kanë nxjerrë në pah faktin se ka pasur mungesa në shkëmbimin e informacionit mes vendeve.
"Sulmet e fundit të ISIS në Europë, treguan se ka mungesa në shkëmbimin e informacioneve mes vendeve europiane. ISIS kërkon të tërheqë mbështetës, zakonisht të rinj", theksoi Vlahutin.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO