Frika nga një atentat, Aleksandër Sadikajt iu gjet në shtëpi jelek anti-plumb dhe fishekë! Dëshmia e shokut të 27-vjeçarit: I kishte dhënë para me fajde 'Peqes' nga Kuçova

Policia ka gjetur në banesën e Aleksandër Sadikajt në Sauk një jelek antiplumb, municione dhe një kavanoz me kanabis. Duke qenë se grupi hetimor gjeti edhe një pistoletë të cilën 27-vjeçari e mbante me vete, janë ngritur dyshime te forta se i riu i druhej ndonjë atentati. Për këtë po verifikohet nëse viktima është përfshirë në ndonjë konflikt gjatë kohëve te fundit.

Për policinë është ende i paqartë vendi ku është montuar lënda plasëse, ndaj po verifikohen kamerat bazuar itinerarit që ka ndjekur viktima, nga rruga "Irfan Tomini" një natë para ngjarjes, tek banesa e tij në Sauk dhe autostrada Tiranë-Elbasan, para momentit te ngjarjes. Hetuesit janë të bindur se objektiv i atentatit ka qenë Aleksandër Sadikaj edhe pse targat figuronin në emër të një tjetër personi. Viktima ka blerë automjetin pesë muaj më parë, por nuk kishte bërë ndryshimin e pronësisë së mjetit.

Miku i fëmijërisë së Aleksandër Sadikajt ka deklaruar para hetuesve se nuk kishte dIjeni në lidhje me ndonjë konflikt që Sadikaj mund të kishte me ndonjë person. Ai ka pohuar se Aleksandri mbante 2 apo 3 aparate celular, ndërsa sipas tij nuk kuptonte arsyen, me argumentin se ai nuk fliste me ndonjë person në sy të tij. Një shoku i tij nga Kuçova i njohur me pseudonimin Peqja i kishte marrë borxh atij rreth 2 milionë lekë të reja dhe do ia kthente me përqindje. Pak kohë më parë, Aleksandër Sadikaj i kishte futur ndërmjetës për të marrë lekët një tjetër person po nga Kuçova. Shuma prej 15 mije e 500 euro Aleksandrit i është dhënë disa ditë para se të ndodhte ngjarja, ndërsa kishin pasur konflikte me njëri-tjetrin për shkak të vonesës së lekëve.

Si ndodhi ngjarja?

Aleksandër Sadikaj ishte nisur drejt Memaliaj, por në aksin Sauk-TEG, makina me targa AB077PO me të cilën ai po lëvizte shpërtheu, si rrjedhojë e sasisë së tritolit. Autorët janë treguar të kujdesshëm, kjo pasi kanë vendosur që të bëjnë shpërthimin e komanduar në një moment kur nuk ka pasur në rrugë asnjë makinë tjetër përreth Sadikajt, duke shmangur rrezikun që nga ai shpërthim të vritej një person i pafajshëm. Bomba me celulare dyshohet se i është vendosur nga persona që kishin akses te makina. Nga shpërthimi Sadikaj ka humbur 2 gjymtyrët e poshtëm, këmbët, dhe ia ka dalë që të dilte vetë nga makina. Ai është ndihmuar edhe nga kalimtarët, teksa është dërguar me urgjencë në spital, por për fat të keq nuk ia ka dalë që t'i mbijetonte plagëve të marra, për rrjedhojë humbi jetën.

Kush është Aleksandër Sadikaj?

27-vjeçari Aleksandër Sadikaj është një njeri me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve. Ai rezulton pronar i një resorti me pistë hipizmi, i njohur si “Sancho Farm Albania” në Memaliaj, vendi i origjinës së nënës. 3 vite më parë, në korrik të 2019, ishte i përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale ku ka tentuar që të vrasë me thikë 40-vjeçarin nga Vlora Berti Tahiraj, pranë Kanalit të Cukës në Sarandë. Ndërkohë, rezultonte si autor i disa vjedhjeve apo kundërshtimeve të urdhrave të policisë. Përveç akuzave të tjera ndër vite, para 5-6 vitesh ai dyshohet se ka kryer një vrasje në Athinë për prishje pazaresh të drogës. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:13
Atentati në Tiranë/ Të afërmit: Aleksandër Sadikaj, hero! S'i ka hyrë kujt në hak, djalë punëtor e i thjeshtë

Nëse autoritetet policore dhe të drejtësisë e njihnin Aleksandër Sadikajn, i cili u eliminua me tritol me telekomandë, si njeri të proceduar dhe të përfshirë në ngjarje kriminale në të kaluarën, familja e kujton 27-vjeçarin si hero.

Në një postim në rrjetet sociale, familjarët e përshkruajnë Aleksandrin si djalë të vuajtur, sakrifikues dhe që nuk i ka hyrë në hak askujt. Mes rreshtave, familjarët e të ndjerit shkruajnë për fillimet e investimit në fermën në Memaliaj, për të cilën, sipas tyre Aleksandri, i ka mbjell të gjitha pemët me duartë e tij. Më tej rrëfimi vijon me një histori bamirësie që 27-vjeçari ka bërë.

Postimi i fermës së në pronësi të Aleksandër Sadikaj
Ora 11:34
Atentati ndaj Aleksandër Sadikajt, shoku: I kishte dhënë para me fajde një personi me pseudonimin Peqja, patën konflikt se nuk i kthente lekët

1655113724_sadikaj2.jpg

Miku i fëmijërisë së Aleksandër Sadikajt ka deklaruar para hetuesve se nuk kishte dijeni në lidhje me ndonjë konflikt që Sadikaj mund të kishte me ndonjë person. Ai ka pohuar se Aleksandri mbante 2 apo 3 aparate celular, ndërsa sipas tij nuk kuptonte arsyen, me argumentin se ai nuk fliste me ndonjë person në sy të tij.

Po ashtu ai ka pohuar se Aleksandri nuk i kishte borxh ndonjë personi, por një shoku i tij nga Kuçova i kishte borxh atij rreth 2 milionë lekë të reja. 27-vjeçari i kishte dhënë atij një makinë dhe 5 mijë euro dhe personi nga Kuçova do ia kthente me përqindje kur të mblidhte lekët. Pak kohë më parë, Aleksandër Sadikaj i kishte futur ndërmjetës për të marë lekët një tjetër person po nga Kuçova. Shuma prej 15 mije e 500 euro Aleksandrit i është dhënë disa ditë para se të ndodhte ngjarja. Shoku i tij nga Kuçova njihej me pseudonimin Peqja, ndërsa kishin pasur konflikte me njëri-tjetrin për shkak të vonesës së lekëve.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran shehu: 14/06/2022 13:38

    Ka qen djal shum i mir dhe korrekt ,nuk i ka hyr ne hak askujt prandaj mos llapni kot o komentus ziliqar ...

    Përgjigju
  • Shkodrani: 14/06/2022 06:23

    Policia nuk arriti ta gjente kavanozin me kanabis me perpara se ti ndodhte kjo ngjarje? Apo si gjithmone mbas pilafit.

    Përgjigju
  • Tirona: 13/06/2022 18:29

    Po ca do te thon familjaret e shkret aman ! Ato vetem te na tregojn se ku i gjeti gjith keto lek ky te bej resort e biznese e te japi lek me fajde e te ndihmoj njerzit ne nevoj. Ku i gjeti keto lek ??????? Vetem ket te na tregojn familjaret

    Përgjigju
  • sHQIPE: 13/06/2022 18:02

    Po te afermit e lexojn kete cfar shkruan ne fillim artikulli? Po qe ta lexojn ne koment: Policia ka gjetur në banesën e Aleksandër Sadikajt në Sauk një jelek antiplumb, municione dhe një kavanoz me kanabis. Duke qenë se grupi hetimor gjeti edhe një pistoletë të cilën 27-vjeçari e mbante me vete, janë ngritur dyshime te forta se i riu i druhej ndonjë atentati

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD

Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD