SARANDË- Vritet me armë zjarri Agron Xhezairi në fshatin Ksamil.
53 vjecari është qëlluar nga persona të paidentifikuar rreth orës 17:40 të kësaj të diele ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se Agron Xhezairi është qëlluar me breshëri në oborrin e shtëpisë së tij në sy të vajzës së tij. 53- vjeçari kishte dalë për të lëshuar qenin ndërsa u qëllua nga një person i fshehur pas murit.
Ai ka tentuar të largohet, por autori e ka qëlluar përsëri e për pasojë ka humbur jetën menjëherë. Sapo e kanë qëlluar, autorët dyshohet se janë larguar me një motor.
Agron Xhezairi është babai i Albi Xhezairit, i cili është në kërkim nga Policia për vrasjen e Aleksandër Bardhit në fshatin Shëndëlli të Sarandës.Sipas Policisë ngjarja ka lidhje me hakmarrjen, pasi kjo nuk është hera e parë që Agron Xhezairit i bëhet atentat.
Në datën 30 tetor atij i është vendosur bombë me telekomandë poshtë sendiles së makinës, por një ditë më vonë 53-vjeçari e ka parë lëndë eksplozive, duke i shpëtuar shpërthimit.Policia po bën krehjen e zonës dhe po kryen kontrolle në disa prej banesave ku dyshohet se fshihen autorët.
Aleksandër Bardhi, vëllai i ish kryetarit të komunës Kaccinar Petrit Bardhi, u vra ne 24 shtator nga Albi Xhezairi 20 vjeç bashkë me dy persona të tjerë.
Në atë kohë ngjarja dyshohet se ndodhi për shkak të konfliktit për kultivimin e kanabisit dhe Aleksandër Bardhit iu bë pritë në fshatin Shëndëlli.
Kush është i shumëkërkuari Albi Xhezairi
Albi Xhezairi është 20 vjeç dhe është një nga personat që ka organizuar vrasjen e Aleksandër Bardhit më 24 shtator. Duke përdorur një kallashnikov ai ka qëlluar ndaj Bardhit në pritën që iu bë në fshatin Shëndëlli të Sarandës.
Xhezairi bashkë me dy atentatorët e tjerë u larguan me shpejtësi nga vendngjarja. Policia arrestoi dy autorët Dhimitër Ciko, 20 vjeç dhe A.L ndërsa Albi Xhezairi arriti të arratisej. Prej dy muajsh ai është në kërkim dhe shikohet si një person me rrezikshmëri të larta. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për konflikte rreth parcelave të kanabisit.
[gallery]20123[/gallery]
Redaksia Online
Al.N/B.KShqiptarja.com
/Shqiptarja.com