Ekzekutimi i Shkëlzen Kastratit, u qëllua në kokë dhe krah! Merren në pyetje dëshmitarët që panë ngjarjen! Dyshime për hakmarrje

TIRANË- Shkëlzen Kastrati po lëvizte me mjetin e tij tip ‘Benz’ kur u qëllua me një automatik i shkurtër. Njëri plumb e goditi direkt në kokë kurse plumbi i dytë i përshkoi krahun, por megjithatë ekspertët e policisë e gjetën me cigare në dorë.

Për hetuesit vrasësit kanë qenë të pagabueshëm sepse plumbin e parë 42-vjecari e mori në kokë, detaj që jep garanci për eliminimin e shënjestrës. Dyshimet e para flasin për  autorë të paguar nga hakmarrësit e Kastratit edhe pse hetime po bëhen në lidhje me aktivitetin e tij në Fier dhe Vlorë.

Për ngjarjen tek Ura e Sheqit në Fier, janë marrë në pyetje disa persona të zonës dhe familjarë.  Dëshmitë e tyre nuk dhanë ndonjë ndihmë të vlefshme për grupin hetimor dhe të gjithë janë lënë të lirë.

 Por, pse grupi hetimor ka dyshime për një hakmarrje? 5 vite më parë është tentuar të vritet në atentat Klemend Kastrati, vëllai i Shkëlzenit. Nga ajo ngjarje humbi jetën Denis Kasaj nga Vlora, kurse Klemendi u plagos. Eliminimi i tij ishte  për hakmarrje pasi nga hetimet e kryera në atë kohë ka rezultuar se Klemend Kastrati ishte i implikuar në një plagosje të vitit 2008, për shkak të një sherri makinash, por ai u dyshua dhe për një vrasje të ndodhur në vitin 2012.  Shkëlzen Kastrati u ekzekutua kohën kur po shkonte në lokalin e tij në Sheq, lëvizje që e kryente çdo ditë. Makina e autorëve të dyshuar u gjet e djegur tek mbikalimi i Baltëzes brenda së cilës edhe automatiku.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës