Ekzekutohet biznesmeni shqiptar i kazinove në Shkup, dyshohet se autorët ikën nga Greqia, në Bullgari apo në Maqedoninë e Veriut

Ekzekutohet biznesmeni shqiptar i kazinove në Shkup, dyshohet se autorët ikën nga Greqia, në Bullgari apo  në Maqedoninë e Veriut

1689412505_page.jpg

Mediat greke  shkruajnë se autorët e ekzerkutimit të biznesmeni shqiptar, në fushën e kazinove dhe tregtimit të pijeve alkoolike në Shkup, Orhan Bajrami, dhe mikut të tij, Sead Slezoviç në orët e para të mëngjesit të sotëm në Halkidiki, mund të jenë larguar nga Greqia sic thuhet, në drejtim të Bullgarisë apo Maqedonisë së Veriut.

Dyshohet se ekzekutimi ka lidhje arje hesapesh mes grupeve rivale në Shkup. Autorët kanë qëlluar 20 plumba drejt viktimave. 

Vrasjes së fundit i paraprinë shumë vrasje tjera që nisën që nga viti 2013, e që janë të lidhura kryesisht me rivalitetin mes dy grupeve në Shkup, shkruan media ne Maqedonine e Veriut . 

Katër viktima dhe dy të plagosur rëndë në vetëm pesë muaj është bilanci i deritanishëm

Më 6 mars, në Çarshi të Shkupit u vranë Jeton Krivanjeva – Zhilla dhe Enis Iseni – Llaci. Tre muaj më vonë, vdekjen në Prishtinë e gjeti Blerim Daci, për të cilin mediat e Kosovës shkruanin se është i implikuar në vrasjen e dy personave në Çarshi të Shkupit.

Ndërsa sot rreth orës 3:30 të mëngjesit, sipas mediave greke, dy persona të maskuar dhe me motoçikleta ekzekutuan Orhan Bajramin – e njohur si Oki ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur miku i tij, Sead Slezoviç.


Lajmi kryesor:

Greqi, ekzekutohet biznesmeni shqiptar i kazinove dhe pijeve alkoolike në Shkup, plagoset miku i tij! Hetohet pista e larjeve të hesapeve mes grupeve rivale


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Incidentet në Londër në takimin e Ramës, momentet kur 'diversantët' e Berishës shoqërohen personeli i sigurisë (VIDEO)

Incidentet në Londër në takimin e Ramës, momentet kur 'diversantët' e Berishës shoqërohen personeli i sigurisë (VIDEO)