TIRANË, 2 Prill/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Policia e Tiranës, seksioni Shqiponja, realizuar te enjten arrestimin për herë të dytë të deputetit Kristiandemokrat, Mark Frrokut, duke zbatuar kështu urdhër-ndalesën Prokurorisë, e dyta brenda pak ditësh.
Paraditen e sotme Kuvendi miratoi me 113 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenime kërkesën e Prokurorisë për autorizimin e arrestimit të deputetit Frroku. Votimi ishte i fshehtë dhe u krye me elektronikë. Frroku një javë më parë u ndalua nga policia për "Kallëzim të rremë" në kuadër të "Cështjes Doshi", ndërsa tashmë Prokuroria ka kërkuar ndalimin e tij, pasi sipas hetuesisë, ndaj deputetit kristiandemokrat ka një urdhër ndalesë ndërkombëtare, për një vrasje të ndodhur në Blegjikë në vitin 1999, ku deputeti Frroku akuzohet për vrasje me paramendim dhe në bashkëpunim.
Tashmë Frroku do të dalë sërish brenda 48 orëve para Gjykatës se Lartë për të bërë rivlerësimin e masës së sigurisë, për arsye se ai do të hetohet tanimë për dy akuza, "Kallëzim të rremë" dhe "Vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim". /a.ke/