Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në fshatin Zejmen të Lezhës, ku i dha fund jetës duke u vetëvrarë Fatmir Kolecaj, dy ditë pasi vrau me armë zjarri ish-gruan dhe vëllain e saj në Kodër Rrëshen të Mirditës.
Sipas burimeve para se 47-vjeçari të vetëvritej, ka qëlluar mbi 10 herë nga ballkoni i shtëpisë në drejtim të policisë të cilët e kishin rrethuar, duke i bërë thirrje që të dorëzohej.
Pasi hapi zjarr ndaj uniformave blu, duke lënë të plagosur një efektiv të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës, 47-vjeçari ka hyrë brenda shtëpisë dhe ka qëlluar veten në tualetin e banesës.
Nga kontrolli në banese janë sekuestruar një armë zjarri dhe dy granata, ndërsa dyshimet janë se pikërisht me armën që u vetëvra Fatmir Kolecaj të ketë kryer edhe krimin makabër në Kodër Rrëshen të Mirditës.
Ndërkohë sipas burimeve Fatmir Kolecaj u pikas nga policia, duke lëvizur në këmbë përgjatë malit dhe më pas ka hyrë në banesën e tij.
Për arrestimin e tij në ndihmë të policisë së Lezhës ishin dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës dhe ato RENEA, ndërsa u krijua një perimetër sigurie për shkak se zona ku ndodhi përplasja me policinë është shumë e populluar.
Fatmir Kolecaj qëndroi afërsisht 48 orë në arrati, pasi ekzekutoi me armë zjarri ish-gruan Violeta Filopati dhe vëllain e saj, Vledison Filopati.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
48.2%
-
Jo
48.2%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 7385
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Në letër shkruante, a t’i tregoj babit', flasin prindërit e 16-vjeçares që u vetëvra në Gjirokastër: Alarm bullizmi, na tha si do duroj 6 orë në klasë?!
17 Shkurt, 20:42
-
Vetëvrasja e 17 vjeçares në Gjirokastër, dyshohet bullizmi! Gjendet ditari në telefon: Dua të më pranojnë si jam! Nxënës e mësues e mohojnë në prokurori: S’dinim gjë
13 Shkurt, 13:54
-
Vetëvrasja e 17-vjeçares, Dogjani në Kuvend: Bullizohej, shteti e vrau se e la të varfër! Hoxha: Mos bëj politikë me drama familjare
13 Shkurt, 10:46
-
Kush e çoi gjimnazisten drejt vetëvrasjes? Prokuroria e Gjirokastrës nis hetimet, mesazhet e shokëve të klasës ngrenë dyshime për bullizim nga nxënësit dhe mësuesit
11 Shkurt, 10:11
-
Durrës/ 10 vite burg për Xhemal Lokën, shtyu gruan në vetëvrasje! Dëshmia e 2 prej fëmijëve në gjykatë: I thoshte do të bëj të pish helm, je në majë të briskut
6 Shkurt, 19:08
-
Atentati në Vlorë/ Pistë hetimi hakmarrja mes fiseve në Rrëshen, shoqërohet nipi i Kastriot Reçit! I riu tentoi ta vrasë në 2023, më pas i ekzekutuan xhaxhanë
14 Janar, 08:52
-
Degradimi i rrugës Rrëshen-Burrel, banorët e 10 fshatrave sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestë: Ministria e Infrastrukturës të ndërhyjë!
20 Dhjetor 2024, 10:35
-
Aksident në rrugën e Kombit/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, 3 të plagosur
11 Nëntor 2024, 17:24
-
Mat/ Pas një viti betejë me sëmundjen, ndërron jetë prifti i kishës katolike don Gianfranco Cadenelli
30 Tetor 2024, 22:44
-
Bota e muzikës në zi, vdes në moshën 31-vjeçare ish-anëtari i grupit britanik ‘One Direction’! Ra nga kat i tretë i hotelit, enigmatike rrethanat! Ja çfarë dyshohet
17 Tetor 2024, 08:03
-
Tiranë/ Gardisti qëlloi veten me plumb në kokë me armën e shërbimit, ndërron jetë te Trauma! Vëllai i këngëtares Sheila Haxhiraj (EMRI + FOTO)
15 Tetor 2024, 21:52
-
E rëndë në Korçë/ Astrologu vetëvritet mistershëm, hidhet nga kati i shtatë i pallatit! Lexuesi i yjeve jetonte i vetëm, baba i dy fëmijëve (EMRI)
7 Tetor 2024, 13:56