ELBASAN - Rreth 100 familje kanë protestuar ditën e sotme, pasi sipas tyre nuk kanë marrë ndihmën ekonomike që iu takon.
Protestuesit shprehen se "kanë 2 muaj që nuk kanë marrë ndihmën ekonomike", ndërsa shtojnë se në këtë situatë e kanë të vështirë të ushqejnë edhe fëmijët e tyre.
Nga ana tjetër Drejtoresha e Ndihmës Ekonomike, Marsida Haxhiu e shpejgon këtë me faktin se kjo vonesë e shpërndarjes së ndihmës ekonomike për familjet në nevojë ka ardhur si rezultat i bllokimit të serverit qëndror.
Pjesa më e madhe e protestuesve janë të komunitetit Egjiptian. Elbasani, Durrësi dhe Tirana, janë përfshirë në një projekt pilot nga Qeveria Rama për dixhitalizimin e ndarjen së ndihmës ekonomike. Kjo ndihmë do të jepet nga Drejtoria Rajonale e Shëbimit Social dhe do të jetë në varësi të Ministrisë së Mirëqenies Sociale
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO