Krerët e gjashtë komunave të zonës së Shpatit konkretisht të komunave Gjergjan, Shirgjan, Tregan, Shushicë, Gjinar e Zavalinë, përshëndesin vendimin e qeverisë për ndarjen e re administrative, ndërsa kanë quajtur sit ë pa vërtetë protestën e banorëve të kësaj zone një ditë më parë.

Në një deklaratë për shtyp gjashtë krerët e komunave kanë deklaruar se "lidhur me të ashtëquajturën tubim të banorëve të kësaj zone për reformën territoriale, nuk qëndron si e vërtetë.  Një grup prej disa personash të një fshati apo komune nuk përfaqësojnë dhe nuk mund të përfaqësojnë, 42.000 banorë të gjashtë komunve të kësaj zone.  Ne si të zgjedhur nga populli, vlerësojmë punën dhe angazhiminin serioz që kënë bërë komisionet përkatëse për realizimin e këtij objektivi madhorë të Qeverisë siç është refomorma Administrative -Territoriale. Ne jemi të bindur se kjo reformë do të rrisë më shumë zhvillimin ekonomik dhe shërbimin ndaj komunitetit, prandaj ne shprehemi pozitivisht për këtë reforme. Jemi kundër çdo grupi apo iniciative që është kundër projektit të reformës Adrministrativo - Territoriale që është paraqitur aktualisht nga Qeveria", thuhet në këtë deklaratë e firmosur nga gjashtë krerët e komunave.
Një ditë më parë banorë të zonës së Shpatit u ngritën në protest pasi kërkojnë që kjo zonë të jetë bashki më vete dhe jot ë varet nga Bashkia e Elbasanit./ATSH/