ELBASAN - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Elbasan-Peqin, teksa dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Njëra prej tyre ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka përplasur për vdekje një fëmijë 10 vjeçar që po rrinte në trotuar.
Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Pajovë, ndërsa në komisariat janë shoqëruar drejtuesi i mjetit.
Paraprakisht dhe nga dëshmitë e banorëve që kanë qëlluar aty pranë kur ndodhi aksidenti, dyshohet se shkak i këtij aksidenti tragjik është shpejtësia e lartë e njërit prej automjeteve, sipas raportimeve të gazetarit Ronaldo Gjoshi.
'Rreth orës 14:10, në aksin rrugor "Elbasan-Peqin", në fshatin Pajovë, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin M. P., 39 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin M. S., 45 vjeç. Nga përplasja, shtetasi M. P. ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe ka përplasur një të mitur 10-vjeçar që ka qenë duke lëvizur në anë të rrugës. Si pasojë e përplasjes, i mituri ka humbur jetën.
Të dy drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.', njofton policia.
Megjithatë mbetet ende për tu verifikuar nga policia, teksa prej aksidentit janë shkaktuar edhe dëme materiale në një ambjent privat.
Policia dhe grupi hetimor është në vendngjarje dhe po kryen procedurat.
Lajmi ne perditesim…
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
-
Po
54.3%
-
Jo
37.9%
-
Nuk e di
7.8%
Vota total: 1570
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Makina e 'Nazerit' me 500 mijë euro aksidentohet në Tepelenë! U përplas me një fuoristradë, lëndohen dy persona
31 Tetor, 16:18
-
Bllokuan rrethrrotullimin e Bradasheshit, Gjykata liron nga burgu 3 protestuesit e PD, do hetohen në liri! 3 ende në kërkim dhe 20 nën hetim (LISTA)
31 Tetor, 15:05
-
Aksident në Bulqizë, makina përplas motorin! Plagoset rëndë një person
31 Tetor, 14:11
-
Durrës/ Sapo i kishte shpëtuar një aksidenti tjetër! 58 vjeçari përplaset për vdekje nga kamioni! Arrestohet autori
30 Tetor, 11:20
-
Protesta e opozitës/ 3 të arrestuar në Elbasan, 3 në kërkim! Në hetim 20 protestues dhe 3 deputetët të PD
30 Tetor, 09:45
-
Shkodër/ U përplas nga një mjet, humb jetën 62- vjeçari! Digjen 2 makina
30 Tetor, 08:22
-
Korçë/ Ishte duke kaluar rrugën me nënën, makina përplas 4 -vjeçarin
29 Tetor, 21:23
-
Bllokimi tek rrethrrotullimi i Rrogozhinës, largohet një pjesë e qytetarëve
29 Tetor, 19:31
-
'O qelbësira', protestuesit përplasen me policinë edhe në Elbasan! Hapet rruga për qarkullim
29 Tetor, 19:18
-
Sherr mes adoleshentëve në Elbasan/ 14 vjeçari godet me thikë bashkëmoshatarin e tij
29 Tetor, 16:07
-
Lezhë/ U plagos rëndë pas përplasjes me zetorin në Dajç, vdes te Trauma 30-vjeçari që drejtonte motorin! Policia arreston drejtuesin tjetër
29 Tetor, 08:50
-
E rëndë në Elbasan/ Po i vinte eksploziv një makine, i shpërtheu në dorë, vdes 25-vjeçari! Identifikohet kush ishte shënjestra! Shkak një konflikt i vjetër (EMRAT+VIDEO)
29 Tetor, 07:56
Po si nuk kane turp hecin ne qendra te banuar me shpejtesi... dhe lajmi i juaj "humbi kontrollin". Turp per ju qe e jepni lajmon keshtu... thoni qe ishte mbi shpejtesine e lejuar dhe varje ne litare se kam marre jeten e nje femije
Përgjigjuou ca po ndodh o popull idiot, sahanlepires, spiun puthadoraz letyre... po boll mo se me kete ritem nuk do ngelet shqiptar ne kembe kur do behemi njerez ne... eshte bere per te ikur naten nga ky vend i qelbur
Përgjigju