ELBASAN - Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Viktima është drejtuesi i një motori i cili ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.

Nga të dhënat paraprake mësohet se drejtuesi i mjetit ka qenë shkaktar i aksidentit pasi i ka prerë rrugën automjeti që e përplasit tip FIAT me targë AA673IC.

Policia ka mbërrituir në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Identiteti i viktimës ene nuk është bërë i ditur.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)