ELBASAN - Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në bulevardin ‘Qemal Stafa’ të Elbasanit. Një automjet me dejtuesi K.Sh., 30 vjeç ka përplasur një këmbësor, Sh.Ll., 54 vjeç.
Ky i fundit është dërguar në spital për ndihmë mjekësor. Sakaq, po kryhen veprimet hetimore me shoferin 30 vjeçar. që shkaktoi aksidentin. Gjithashtu grupi hetimor po bën verifikimet për të gjetur shkakun e aksidentit.
'Rreth orës 17:45, në bulevardin "Qemal Stafa", vendi i quajtur "Tatimet", automjeti me drejtues shtetasin K. Sh., 30 vjeç, ka përplasur shtetasin Sh. Ll., 54 vjeç, këmbësor. 54-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesin e automjetit shtetasin K. Sh., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.', njofton policia.