ELBASAN, 14 Korrik /ATSH-Miranda Sadiku/ - Një aksident me pasojë vdekjen e një 70-vjeçareje ka ndodhur sot në vendin e quajtur Pajovë, në aksin rrugor Elbasan - Peqin. Burime të Policisë bëjnë të ditur se "një mjet tip Wolsvagen ka goditur shtetasen Hurma Salla, rreth 70 vjeçe, duke e lënë të vdekur në vend. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes janë mundur t'i japin ndihmën e parë të moshuarës, por pa rezultat, pasi përplasja ishte e fortë".
Më pas drejtuesi i mjetit është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Policia po punon per të bërë të mundur identifikimin e mjetit dhe kapjen e autorit. /a.ke/
/Shqiptarja.com
Më pas drejtuesi i mjetit është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Policia po punon per të bërë të mundur identifikimin e mjetit dhe kapjen e autorit. /a.ke/










