ELBASAN, 24 Qershor /ATSH-Miranda Sadiku /.- Tregtimi i bulmetit, kryesisht qumështit dhe djathit në tregjet e rajonit të Elbasanit, duhet të jetë me cilësi të lartë dhe me etiketën e çertifikimit të prodhimit. Këtë ka kërkuar kreu i AKU, Zenun Bullari, gjatë një takimi organizuar me pronarë të pikave që merren me prodhimin dhe përpunimin e produkteve të qumështit dhe nënprodukteve të tij. "AKU ka marrë masa në lidhje me kontrollin dhe vetkontrollin e produkteve që hidhen në treg mbi cilësinë e tyre. Në këtë kuadër kërkoj që subjektet të zbatojnë ligjin duke i vendosur produkteve të qumeshtit dhe sidomos djathit, etiketën mbi llojin dhe përbërsit që ai përmban", tha Bullari. Ai shtoi se "deri tani vendosja e etiketave është kryer në rreth 80% të rasteve dhe në fund të këtij muaji asnjë nga baxhot e prodhimit të djathit nuk do të lejohet të tregtoj3 pa etiketën e mallit".
` Disa nga subjektet kane kërkuar nga ana e AKU marrjen e masave ligjore për të mos lejuar subjekte të cilat tregtojnë djath me niseshte. Për këtë arsye kreu i AKU u shpreh se "kontrollet në subjekte të ndryshme vijojnë madje janë marrë dhe masat përkatëse për mosdeklarim të djtahtit me niseshte nga ana e subjekteve". Ndërkohë, ai ka kerkuar ndihmën e medias për të sensibilizuar qytetarët mbi produktet që ata konsumojnë. Bullari u bëri thirrje konsumatorëve që të tregohen të kujdeshën në produktet që nuk janë të çertifikuara. /a.ke/
/Shqiptarja.com