ELBASAN - Nga sherbimet e Komisariatit Policise Elbasan, u arrestuan ne flagrance shtetasit Hermes Alinj, 20 vjeç dhe Donald Nanaj,  21 vjec, të dy banues në Elbasan.
 
Arrestimi i tyre u be pasi,  keta dy shtetas u kapën në flagrance nga shërbimet e policisë  me një çantë sportive  ku brenda së cilës kishin tre kapak pusetash ku do t’i shisnin per skrap.
Keto kapake  i kishin vjedhur në lagjen Shënkoll-Elbasan.

Gjithashtu nga puna e bërë rezulton se keta shtetas janë autorë të dyshuar te ngjarjes se ndodhur me datë 18 Korrik 2014,  në fshatin Mlizë Elbasan, nga ku kane  vjedhur 30 m kabëll elektrik.
 
Materialet iu kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqsor Elbasan per veprime te metejshem per veprat penale ‘Vjedhje e kryer ne bashkepunim e mbetur ne tentative”, parashikuar nga nenet  134, 22, 25  te Kodit Penal


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)