Një 52-vjeçar në Cërrik është arrestuar pasi ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë duke i dhënë para.

Ferdinad Zyla, 52 vjeç, u arrestua nga efektivat e policisë pasi në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në afërsi të fshatit Kuqan, është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore Elbasan, për arsye se ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, në shkelje të Kodit Rrugor.

Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t'i jap një shumë parash punonjësit të policisë rrugore për të mos marrë masë administrative.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com