ELBASAN - Rreth 40 familje në lagjen, "Syrja Dylgjeri" në qytetin e Elbasanit, banesat dhe dyqanet e të cilëve preken nga plani urbanistik i hartuar nga kjo njësi vendore, kundërshtojme çmimin me të cilin bashkia u ka vlerësuar tokën.
 
Duke marrë shkas nga kjo,  banorët kanë zhvilluar sot një protestë, ku kërkojnë një rivlerësim të cmimit të tokës.
 
Në këtë zonë pritet të kalojë aksi rrugor që lidh rrethrrotullimin e unazës me stadimun “Rruzhdi Bizhuta”, ndërsa nga ndërtimi kësaj rruge pritet të prishen rreth 140 banesa dhe subjkete tregatre.
 
Sipas banorëve të zonës cmimi prej 41 mije lëksh të vjetra që ka vendosur bashkia për metër katror nuk përputhet me cmimet e tregut, që variojne deri 450 mijë lek të vjetra.
 
Plani urbanistik i qytetit të Elbasanit është hartuar që vitin 1989, por për mungesë të fondeve ai ka mbetur vetëm në letër.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)