Elbasan, Basha: Ne ofrojmë vlera
të tjerët antivlera të llumit e krimit

Elbasan, Basha: Ne ofrojmë vlera<br />të tjerët antivlera të llumit e krimit
ELBASAN - Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke folur nga qyteti i Elbasanit ku zhvillohen zgjedhjet e kryetarit të PD për këtë degë, tha se e djathta është një alternativë vlerash ndërsa ana tjetër sipas tij janë antivlerat e llumit.
 
Basha shtoi se zgjedhjet janë të lira dhe pavarësisht akuzave, sipas Bashës asnjë nuk është i paracaktuar për të fituar.
 
“Zgjedhjet që po ndodhin në PD janë një alternativë tek e cila shqiptarët po varin shpresat e tyre. Ne kemi evidentuar problemet, të metat dhe për të nxjerrë një konkluzion për dështimet tona. Në këtë proces vota do të jetë e lirë. Sot do të zgjedhim jo vetëm për sot por edhe për nesër. Procesi është i hapur dhe lirë . Sfida jonë është ë dyfishtë. Në do te japim vlerë dhe meritë ndërsa nga ana tjetër janë antivlerat e llumit, krimit. Asnjë nuk është i paracaktuar për tu bërë kryetari jonë.” shprehet Basha
 
Kreu i PD tha se vota e lirë ka qenë gjithnjë instrumenti i zgjedhjes së PD, dhe në këtë kuadër, sipas Bashës është zhvilluar një elitë e admirueshme në krye të PD.
 
Vota e lirë është instrumenti për te zgjedhur kryetarin e ri. Gjatë 23 viteve Pd ka zhvilluar nje nje elitë te admirueshëm. Pushti i vërtetë është ai votës dhe duhet ti zgjedhin me votë ato qe do tna çojnë drejt fitores.
 
Në garën për kreun e PD në Elbasan kandidojnë Ilir Dervishi dhe Aurel Bylykbashi, ndërsa 600 delegatë me të drejtë vote do të zgjedhin fituesin.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme