Rënia e fuqisë blerëse është kthyer në një shqetësim për tregtarët në qytetin e Elbasanit. Së fundmi rreth 380 subjekte tregtare të vogla  janë mbyllur në këtë qytet, teksa kjo shifër pranohet edhe vetë nga nënkryetari i bashkisë, Serafin Papa.
 
Subjektet tregtare të mbyllura janë kryesisht në zonat periferike të qytetit, ku edhe blerjet janë më të pakta.
 
Mungesa e arkëtimeve ana e biznesit pritet të ketë impakt edhe në shërbimet që bashkia ofron për qytetarët e Elbasanit.