ELBASAN- Një ish-arkëtare e kompanisë CEZ është denoncuar në polici nga një qytetar i Elbasanit për vjedhje.
Ndaj shtetases M. B., 58 vjeç, banuese në Elbasan është kallëzuar penalisht nga shtetasi me inicialet I. S., po banues në Elbasan. Motivi i denoncimit të këtij të fundit mësohet të jetë fakti se shtetasja M. B., gjatë kohës që punonte si arkëtare në kompaninë CEZ Dega Elbasan, dyshohet t’i ketë vjedhur 25.000 lekë të energjisë elektrike, duke mos i arkëtuar.
Policia e Elbasanit njofton se materialet për çështjen u janë kaluar në dorëzim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”.
/Shqiptarja.com