Një procedim penal ka nisur ndaj dy të miturve, pasi policia i ka identifikuar si autorët e një zjarri prej të cilit u dogjën 11 dynym tokë.
S.T, 9 vjeç dhe E.T, 12 vjeç, sipas policisë janë personat që kanë shkaktuar zjarrin e 25 gushtit në Përrenjas.
Mbi dy të miturit ka rëndojnë akuzat e “Shkatërrimit të pronës me zjarr, e kryer në bashkëpunim”.
Gjithashtu një procedim penal për zjarrvënie, ka filluar edhe ndaj një 26- vjeçari, me iniciale A.D, pasi është identifikuar si autori i zjarrit në fshatin Gjerë të Gramshit, ku prej flakëve është djegur baza ushqimore në pronësi të 70- vjeçarit, H.Ç.
Njoftimi i policisë:
Proçedohen penalisht në gjëndje të lirë tre shtetas, dy të mitur , të dyshuar si autorë të zjarrit në fshatin Sopot (Prrenjas) dhe një shtetas i dyshuar si autor i zjarrit në fshatin Gjerë (Gramsh).
Specialistët për Krimet, në Stacionin e Policisë Prrenjas dhe në Komisariatin e Policisë Gramsh, referuan materialet në Prokurori për procedim penal në gjëndje të lirë në ngarkim të shtetasve S.T., 9 vjeç, E.T., 12 vjeç, të dy banues në fshatin Sopot, Njësia Administrative Stravaj dhe A.D., 26 vjeç banues në fshatin Posnovisht Gramsh.
Dy shtetasit e mitur, dyshohen të jenë autorët e vënies së zjarrit më datë 25.08.2017 në fshatin Sopot, në pronën e shtetasit H.B., 68 vjeç.
Si pasojë janë djegur rreth 11 dynym kullotë dhe disa pemë frutore.
Ndaj dy shtetasve të mitur, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr, e kryer në bashkëpunim" parashikuar nga nenet 151 dhe 25 të Kodit Penal.
Ndërsa shtetasi A.D., dyshohet të jetë autor i vënies së zjarrit në fshatin Gjerë.
Si pasojë është djegur baza ushqimore në pronësi të shtetasit H.Ç., 70 vjeç banues në fshatin Gjerë Gramsh.
Ndaj shtetasit A.D materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com