ELBASAN - Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan zhvilloi sot analizën e punës për 6 mujorin e parë të vitit 2014, ku merrte pjesë edhe zv. Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga.
Drejtori i policise së qarkut Elbasan, Neritan Nallbati në fjalën e tij vuri theksin në pastrimin e radhëve të policisë nga personat e paaftë, siç i quajti ai, dhe zëvëndësimin e tyre me profesionistë.
Gjithashtu Nallbati vlerësoi bashkëpunimin me organin e akuzës dhe pushtetin vendor, ndërsa e vuri theksin tek rritja e zbulueshmërisë së krimeve të ndodhura ndër vite si edhe të vënies para drejtësisë së personave të shallur në kërkim dhe atyre që kanë kryer vepra të ndryshme penale gjatë gjysmës së parë të lëtij viti.
"Për periudhën e 6 mujorit të parë të vitit 2014 nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan janë evidentuar 1227 vepra penale, janë zbuluar 1177, me zbulueshmëri 95.9 %, zbuluar ngjarje të vjetra 14, me 1332 autorë, arrestuar e ndaluar 659, proceduar në gjendje të lirë 702, shpallur në kërkim 57, vdekur 14.
Rritja e numrit të evidentimit të veprave penale ka ardhur si rezultat i regjistrimit real të tyre me numër unik, evidentimit dhe goditjes së veprimtarisë së lojrave të fatit, të cilat në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ishin pothuaj inekzistente dhe rritja e evidentimit dhe goditjes së veprave penale në fushën e krimit ekonomiko financiar, si korupsioni, shperdorimi i detyrës, pastrimi i parave, të cilat kanë një përmirësim të dukshëm në goditjen e tyre etj.
Gjithashtu edhe evidentimi i veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, të cilat ishin prezent, por nuk evidentoheshin dhe goditeshin si psh. drejtimi i mjeteve pa patentë ose në gjendje të dehur, vepra penale për të cilat ne kemi treguar një fokus të vecantë".
Në vijim Nallbati parashtroi edhe detyrat për 6 mujorin e dytë të këtij viti e në vazhdim ku Nallbati veçoi intensifikimin e punës për parandalimin e krimit, përmirësimin e rrjetit informativ, intensifikimin e punës për grumbullimin e informacioneve mbi vendndodhjen e elementeve kriminale etj.
Po ashtu drejtori i policisë së qarkut Elbasan theksoi domosdoshmërinë e intensifikimit të metejshëm të marredhenieve mes institucioneve në zbatim të ligjit. /ATSH/
/Shqiptarja.com