ELBASAN- Kur hajdutin e zënë hakat e viktimave. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Elbasan, kur një xhepist 49-vjeçar nga Shkodra ka vdekur si pasojë e një infarkti fill pasi i kishte vjedhur 38 mijë lekë të reja një të moshuari.
 
Fidel Camit, iu gjetën të gjitha paratë e të moshuarit, ndërsa sipas policisë, pas verifikimit në sistem rezultoi se ishte edhe në kërkim për vjedhje. Ngjarja ka ndodhur mesdrekën e të mërkurës.
 
I moshuari ka bërë denoncim se një person I kishte vjedhur paratë në xhep pranë qendrës së qytetit të Elbasanit, duke vënë në lëvizje policinë.
 
Nuk ka vonuar shumë dhe në një nga rrugicat ku dyshohej të ishte larguar hajduti, është regjistruar një vdekje si pasojë e infarktit. Policia ka kryer veprimet për këtë ngjarje, ku viktimës I janë konstatuar paratë e vjedhura të moshuarit.
 
Policia e Elbasanit ka kërkuar informacion kolegëve të Shkodrës të cilët konfirmuan se 49-vjeçari ishte kontigjent me precedentë për vjedhje madje ishte edhe në kërkim.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)