ELBASAN- Pëllumb Zekthi është thirrur dhe disa vite më parë, për probleme të tilla. Por vetëm tani strukturat e Krimit Ekonomik, kanë mundur ta prangosin, duke sekuestruar dhe materialet e falsifikuara. Nga të njohurit e 47-vjeçarit mësohet se publikisht ai ishte njeri i rregullt, madje besimtar mysliman praktikant.
Sipas policisë, Zekthi është arrestuar në flagrancë, teksa po riprodhonte libra shkollorë të autorëve të ndryshëm pa lejen e tyre me qëllim fitimi.
Sipas burimeve kofidenciale për “A1 Report”, i arrestuari i skanonte vëllimet, dhe më tej i printonte ato në letra kalk. Në këtë mënyrë kishte lastrat e gatshme për t’i vendosur në makinën e shtypshkronjës. Me këtë teknikë, falsifikimi nuk kuptohej nga njerëz jo ekspertë.
Gjatë kontrollit, 47-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 makineri për prodhimin e librave, 25 mijë kopje librash të autorëve të huaj, si dhe mbi 1000 lastra librash të gatshme të autorëve të ndryshëm, si dhe etiketa të produkteve ushqimore të falsifikuara, të cilat më pas i shiste në treg.
Ndërsa dyshohet se Zekthi akuzohet edhe për falsifikimin e librit "Hëna e Shqipërisë" e deputetit Ben Blushi.
Burime policore bëjnë të ditur se ky shtetas e ka zhvilluar këtë aktivitet prej 9 muajsh, ndërsa sqarojnë se janë duke u vijuar hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen dhe personat e tjerë të implikuar në të.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO