Policia e Elbasanit ka arrestuar një 56-vjeçar si autor i dyshuar i tre vjedhjeve. I arrestuari është Faik Lika, 56 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tij pasi ky person dyshohet t’i ketë vjedhur kartën e bankës së bashku me kodin pin A.S 37 vjeçe dhe ka vjedhur një sasi prej 33.000 lekë.

56-vjeçari gjithashtu dyshohet se në fshatin Bradashesh ka vjedhur banesën e K.S 54 vjeç dhe banesën e B.S 44 vjeç. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com