ELBASAN, 30 Qershor /ATSH-Miranda Sadiku /.- Inspektoriati i Përgjithshëm Pyjor, vetëm gjatë dy muajve të fundit ka bërë të mundur sekuestrimin e 150 metër kub materiale drusore gjatë kontrolleve intensive ushtruar sistematikisht.
Pavarësisht terrenit të thyer pyjor në zona të mdryshme të qarkut të Elbasanit, ky inspektoriat po vijon punë për evidentimin e prerjes së pyjeve në mënyrë të paligjshme. Shefi i Policisë Pyjore Bledi Koçi tha sa " gjatë këtyre kontrolleve ushtruar nga efektiva të këtij inspektoriati është bërëe mundur ndalimi i 10 mjeteve që transportonin material drusor, të cilat nuk kishin dokumentacionet përkatëse".
Po sipas tij "janë zhvilluar kontrollet në 20 subjekte të përpunimit të materialit drusore, nga ku janë gjobitur 7 prej tyre, pasi dispononin material drusore pa dokumentet përkatëse".
Aksioni i inspektoriatit të përgjithshëm pyjor vazhdon, ndërsa problem për këtë inspektoriat mbetet neglizhenca e njësitë vendore.
Sipas Koçit " kalimi në administrim të fondit të pyjeve nga njësitë e qeverisjes vendore ka hasur edhe neglizhencë të tyre në disa raste, si edhe mos kallëzimin në kohë të rasteve të prerjeve të paligjshme të pyjeve nga persona të papërgjegjshëm".
Ky inspektoriat kërkon bashkëpunimin e krerëve të komunave por edhe mbarë komunitetit që në rast se konstatojnë raste të prerjes së pyjev etë lajmërojnë Policinë, si edhe të parandalojnë këtë fenomen./z.t/./a.g/
/Shqiptarja.com