"Mbushën" Elbasanin me drogë, kush janë dy shpërndarësit e kapur sot me 505 gramë heroinë (Emrat)

Droga e sekuestruar sot në Elbasan

Dy persona kanë rënë në pranga në qytetin e Elbasanit pasi u kapën me 505 gramë heroinë në kuadër të operacionit të koduar “Muzgu”. Pas hekurave përfunduan dy shpërndarës të drogërave të forta, Arjan Cani, 49 vjeç, banues në Berat dhe Arshim Pilinçi, 27 vjeç, banues në fshatin Podgorie të Korçës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasit e mësipërm u ndaluan në aksin rrugor Qafë Thanë-Elbasan, teksa  udhëtonin me automjetet e tyre. Gjithashtu u sekuestruan edhe dy aparate celular dhe dy automjete në pronësi të shtetasve të arrestuar. Nga hetimet e kryera deri më tani, rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin po transportonin sasinë e lëndës narkotike për të shitur në doza të vogla në qytetin e Elbasanit.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Muzgu".

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta.

Sekuestrohet 505 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit "Heroinë"

Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike dhe bashkëpuntori i tij.

Në sajë të organizimit të punës policore, verifikimit të shpejtë të informacioneve të marra në rrugë ligjore, duke përdorur metodat speciale të hetimit nga ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, është finalizuar operacioni policor i koduar “Muzgu”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

• Arjan Cani, 49 vjeç , banues në Berat.

• Arshim Pilinçi, 27 vjeç , banues në fshatin Podgorie, Korçë. 

Në aksin rrugor Qafë Thanë-Elbasan, dy shtetasit e mësipërm po udhëtonin me automjetet e tyre, ku shtetasi Arshim Pilinçi kontrollonte rrugën . 

Nga kontrolli i kryer nga shërbimet e policisë shtetasit Arjan Cani, iu gjet dhe u sekustrua ne cilësine e provës materiale:

- 505 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit "Heroinë".

Gjithashtu u sekuestruan edhe dy aparate celular dhe dy automjete në pronësi të shtetasve të arrestuar.




Dy automjetet që policia u sekuestroi të ndaluarve

Nga hetimet e kryera deri më tani, rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin po transportonin sasinë e lëndës narkotike për të shitur në doza të vogla në qytetin e Elbasanit.

Vazhdojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Elbasan, për veprën penale të "Prodhimi dhe shitja e narkotikeve" e kryer në formën e bashkëpunimit, e parashikuar nga neni 283/2, i Kodit Penal.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë