ELBASAN- Dhjetë ditë pas vrasjes së bankierit Artan Santo, Kisha “Shën Mëria” në Elbasan, mban një meshë në nder të tij. Në meshën e mbajtur nga At Nikolla Marku, janë të pranishëm familjarë, miq, kolegë.
 
Artan Santo u vra mëngjesin e 26 qershorit, në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet pranë zyrave të tij.

Në përfundim të meshës, At Nikolla tha për “A1 Report” se “Santo luftoi për një kishë autoqefale shqiptare ka mbështetur kishën në Elbasan, është një akt sublim që kisha bën në nderim të veprës së tij, ka qenë djalë i lagjes kala në Elbasan dhe të 2 fëmijët e tij i ka pagëzuar pranë kishës Shën Mëria në Elbasan, për këtë akt të tij ne e ndjemë si detyrim të lartësojmë shpirtin e tij dhe u prehtë në paqe”.
 
“Të zbardhet sa më shpejt krimi dhe të rikthehet normaliteti, duam që punën e nisur e të lënë përgjysmë të Artan Santos ta shpiem përpara dhe si në njeri i nderuar kemi ardhur te kisha për të përcjellë paqen për gjithë shqiptarët dhe të zbardhen sa më parë edhe krimet e tjera të pazbardhura”, tha Ardjan Agolli, bankier e koleg i Santos.
 
Ndërsa Prefekti Arben Kamami tha se “Jam rritur me Santon, e ndjeja detyrim të vija dhe të lartësoja në meshën për nder të tij, figura të tilla janë të rralla e prandaj duhen nderuar pavarësisht se u largua shpejt nga kjo botë, ishte një njeri i suksesshëm”.
 
Policia ndërkaq, vijon intensivisht hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe kapjen e autorëve.
 
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)