Specialistët për krimet në Komisariatin e Elbasanit kanë arrestuar 31-vjeçarin Viskont Toli pasi kundërshtoi me dhunë efektivin e policisë.
 
I riu u arrestua në lagjen “Visarion Xhuvani”, pas kundërshtimit ndaj patrullës së përgjithshme gjatë kryerjes së detyrës.
 
Njoftimi i policisë

Specialistët  për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
  Viskont Toli,  31  vjeç, banues në Elbasan
Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, pasi  në Lagjen “Visarion Xhuvani” dyshohet të ketë kundërshtuar me dhunë  punonjësit e policisë së patrullës së përgjithshme gjatë kryerjes së detyrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga neni  236/2  i Kodit Penal.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com