Personat që kanë përfituar banesa sociale nga Këshilli Bashkiak i Elbasanit nuk po shlyejnë në kohë detyrimet financiare karshi shtetit.
 
Shqetësimi është ngritur nga kreu i Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini, gjatë mbledhjes së radhës të këshillit bashkiak të këtij qyteti, ku në fokus ishin personat që kanë përfituar banesa sociale.
 
Kryebashkiaku, Qazim Sejdini, u shpreh se po hartohet një listë me emrat e personave që kanë probleme me shlyerjen e kredisë dhe nëse ata nuk marrin masat e nevojshme për pagesën e rregullt të kësteve mujore do të nxirren nga banesat.
 
Në qytetin e Elbasanit janë 100 familje që kanë përfituar banesa sociale dhe shumë  të tjera janë në pritje për tu strehuar në pallatet që do të ndërtohen nga fondi i akorduar nga bashkia.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)