Vogëlushi Algit Samurri, nxënës i klasës së parë, humbi jetën mëngjesin e kësaj të hëne, teksa nëna po e shoqëronte për në shkollë.

Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 08:00, në aksin nacional Elbasan-Librazhd, pranë shkollës së fshatit Mengël. Drejtuesi i mjetit që u përfshi në aksident është producenti Petri Bozo.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, fëmija po kalonte rrugën bashkë me nënën, por në një moment i ka shpëtuar vëmendjes së saj dhe ka përfunduar poshtë rrotave të makinës.

 “Poshtë rrotave ishte. E nxori një djalë fëmijën. Nuk e njihnim shoferin, por ai thoshte se po lëvizte me 10 km/h”, tha banori.

Ende nuk dihet me çfarë shpejtësie po lëvizte automjeti, pasi specialistët e qarkullimit rpo kryejnë ekspertizën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Në terren shihen ende gjurmë gjaku pranë portës së shkollës, ndërsa nga të dhënat paraprake dyshohet se përplasja ka ndodhur në mes të rrugës dhe automjeti e ka marrë për disa metra zvarrë fëmijën. Ende nuk është përcaktuar nëse nëna me fëmijën po kalonin në vijat e bardha.

Ngjarja ka tronditur banorët e zonës dhe prindërit, të cilët shprehen të shqetësuar, pasi automjetet lëvizin me shpejtësi të lartë dhe çdo ditë rrezikojnë jetën e fëmijëve.

"Shoferët ecin shumë shpejt, këtu është zonë e banuar.  Edhe para 4-5 vitesh në të njëjtin vend ka vdekur një tjetër fëmijë”, thotë banori.

“Këtu është qendër e banuar, e dihet mesa duhet të ecësh. Po këta ecin me 100 km/h, nuk i respëktojnë rregullat. Këtu edhe më parë janë vrarë 3-4 veta”, shprehet banori tjetër.

Siç duket edhe nga pamjet, rruga nacionale Elbasan–Librazhd kalon përmes zonës së banuar dhe, sipas banorëve, aksidentet janë të shpeshta. Nga vëzhgimi në terren konstatohet se pranë shkollës 9-vjeçare të Menglit ka sinjalistikë rrugore.

Tabelat paralajmërojnë uljen e shpejtësisë në 30 km/h, ndërsa ka dhe vija te bardha për këmbësorët. Megjithatë, sipas banorëve, këto rregulla nuk respektohen nga drejtuesit e mjeteve. Për këtë arsye, ata kërkojnë nga ARRSH-ja ndërtimin e një mbikalimi për këmbësorët, si edhe shtim të prezencës së Policisë Rrugore, veçanërisht gjatë orarit të shkollës. Sakaq, drejtuesi i mjetit producenti Petri Bozo, është shoqëruar në Policinë e Elbasanit.

Shenjat e gjakut në rrugë pas aksidentit

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:52
Aksidenti tragjik me vdekjen e 7-vjeçarit në Elbasan, del foto e të miturit që mbeti viktimë pas përplasjes nga automjeti

1779717160_algitsamurri.jpg

Report Tv ka siguruar fotografinë e 7-vjeçarit Algit Samurri, i cili humbi jetën mëngjesin e kësaj të hëne, pasi u përplas për vdekje nga një automjet në aksin nacional Elbasan-Librazhd.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, teksa nëna po e shoqëronte të miturin për në shkollë, në fshatin Mengël.

Vogëlushi Algit Samurri, nxënës i klasës së parë, humbi jetën mëngjesin e kësaj të hëne, teksa nëna po e shoqëronte për në shkollë.

Drejtuesi i mjetit që u përfshi në aksident është producenti Petri Bozo. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, fëmija po kalonte rrugën bashkë me nënën, por në një moment i ka shpëtuar vëmendjes së saj dhe ka përfunduar poshtë rrotave të makinës.

Ora 11:52
'Jam në rrugë nacionale, kam të drejtën time’, çfarë tha regjisori Bozo pas përplasjes së të miturit? Banori: Tha se ishte me 10 km/h!

Në ngjarje e rëndë u shënua mëngjesin e sotëm në fshatin Mengël të Elbasanit, ku në i mitur u përplas për vdekje nga një automjet që drejtohej nga regjisori Petri Bozo.

Një nga dëshmitarët e ngjarje ka deklaruar se autori pretendonte se ka qenë duke lëvizur me vetëm 10 kilometra në orë.

“Ai tha se ishte duke ecur me 10 km në orë. Tha jam duke ecur në rrugë nacionale, kam të drejtën time, isha me 10 km/h””, tha banori, ndërsa shtoi se rruga është bërë shumë e rrezikshme në këtë lagje dhe se edhe më parë kanë ndodhur aksidente.