Përplasen kandidatët për kryetar të PD-së në Elbasan. Në momentet e fundit të garës për kryetar të një nga degëve më të mëdha të PD-së në vend, pjesa më e madhe e kandidatëve janë tërhequr duke lënë në garë vetëm tri persona.
Bëhet fjalë për ish-deputetin Aurel Bylykbashi, i cili ka qenë edhe kryetar i PD-së më parë, Ibrahim Hastopalli, bashkëshorti i Silvi Bardhit, koordinatorja për media në PD, si edhe Ilir Dervishi i cili aktualisht është drejtori i thesarit të Bashkisë së Tiranës.
Këto janë tri kandidaturat të cilat kanë nisur përplasjen e tyre për të marrë drejtimin e kryesisë së Partisë Demokratike në Elbasan ku që të tre gëzojnë mbështetje nga ana e kryetarit Lulzim Basha pasi që të tri kandidatët janë të afërt me drejtimin e partisë.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com