ELBASAN, 15 Korrik /ATSH-Miranda Sadiku/ - "Ne po përpiqemi që dora e gjyqtarit të përdoret për çekiçin e drejtësisë dhe jo për ta future në xhepat e qytetarit", deklaroi sot nga Elbasani, Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço.
I pranishëm në inagurimin e restaurimit të Zyrës së Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, nga BB, në kuadër të projektit LAMP, me vlerë rreth 100 mijë $, ai deklaroi se një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Drejtësisë është shërbim më i mirë ndaj qytetarëve.
Ministri deklaroi se "nuk kam ndonjë konflikt me KLD, i vetmi konflikt es dy institucioneve, është vetëm për zbatimin e drejtë të ligjit".
"Në programin 300 ditësh një nga objektivat tona është dixhitalizimi i sistemit të drejtësisë i cili do t'i shërbejë qytetarit por do të parandalojë edhe rastet e korrupsionit. Deri më tani nga 30 gjykata në 24 prej tyre funksionon sistemi i hedhjes së shortit në mënyrë elektronike, dhe mbeten edhe 6 gjykata për t'u plotësuar", bëri të ditur Naço.
Ministri tha se e gjithë puna jonë është reformimi dhe dixhitalizimi i sistemit të drejtësisë, sepse i shërbejmë qytetarëve me qëllim që gjyqi të bëhet dhe të jetë transparent./a.gegvataj/
/Shqiptarja.com