ELBASAN, 12 Korrik /ATSH-Miranda Sadiku/ - Përroi i Manazderes që përshkon lagjen e Komunitetit Rom në lindje të qytetit sërisht është ndotur gjatë kësaj periudhe të stinës së verës. Ndonëse është pastruar disa herë nga punonjësit e shërbimit komunal, përroi vzhdon të ndotet sërish duke u bërë një shqetësim për jetën e banorëve, por jo vetëm.
Në të gjithë gjatësinë e tij, përroi është mbushur me mbeturina duke u shndërruar në një vatër të rrezikshme ndotjeje.
Përgjatë rrjedhës së përroit të Manazderes ka kohë që janë vendosur kontenierë për grumbullimin e mbetjeve, por banorët romë jo gjithmonë i hedhin mbeturinat aty, por në përrua. Këta të fundit e pranojnë që janë fajtorë për këtë situatë të krijuar , pasi siç shprehen ato asnjë nuk i hedh mbeturinat në vendin e depozitimit, por brenda në përrua. Për këtë qëllim ato kanë kërkuar që Bashkia do të vendoste gjoba për ato që ndotin ambientin, atëherë edhe ky komunitet do të ndërgjegjësohej dhe do ti hidhte mbeturinat në kontenier.
Përroi i Manazderes përshkon lagjen " 5 Maji" një nga lagjet më të mëdha periferike të qytetit. Çdo ditë pranë këtij përroi rrezikohet shëndeti i shumë fëmijëve kryesisht rom të cilët luajnë pranë tij. Por sipas banorëve në ditë të zakonshme era që vjen nga mbeturinat është e padurueshme, jo vetëm nga dekompozimi i mbetjeve që hidhen në përrua, por edhe nga diegja që u bëhet atyre./a.gjonaj/./a.g/
/Shqiptarja.com