ELBASAN - Krimi në familje duket se i kalon përmasat e tragjikes, kur dora e nënës drejtohet nga vetë fëmija i saj. E kështu ka ndodhur në orën 03:00 të mëngjesit të së Dielës në fshatin Godolesh të Elbasanit, kur nëna 26-vjeçare Nexmie Dushku ka qëlluar me thikë djalin e saj vetëm 4 vjeç (me inicialet K.M) , duke e lënë të vdekur nga plagët e marra.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes Dushku, ku në një moment reflektimi, ka qenë shumë e vështirë për nënën e re të gjendet para fëmijës së vrarë, e në këto kushte të rënda psikolgjike ka tentuar të vetëvritet duke qëlluar veten me të njëjtën thikë që kreu vrasjen makabre, teksa ka qëlluar disa herë në drejtim të vetes.

Gjatë kohës që po tentonte të vetëvritej e reja është zbuluar nga të afërmit e saj, me të cilët jetonte në banesë. Ata kanë lajmëruar policinë, ndërkohë që 26-vjeçarja fillimisht është dërguar në Spitalin e Elbasanit.  Bluzat e bardha të qytetit, duke parë gjendjen e rëndë shëndetësore të nënës së re e kanë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në kushtet e depresionit, nga i cili vuante prej 3 vitesh, kohë që përputhet dhe me vitet që ishte ndarë nga bashkëshorti. Ish-bashkëshorti i saj jeton në Angli, ndërsa prej kohësh, mësohet se midis çiftit të divorcuar ka pasur probleme mbi të drejtën e mbajtjes së fëmijës. 

tragjedi elbasan

tragjedi elbasan

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)