ELBASAN - Policia e Elbasanit ka nisur hetimet ndaj një punonjësi të Hipotekës pasi ndaj tij është bërë një kallëzim penal për ndryshim të numrit të pasurisë duke ia tjetërsuar një tjetri.

Sipas policisë, i akuzuari është shtetasi me inicialet M.T 42 vjeç, me detyrë Inxhiner i Hipotekës pasi ndaj tij shtetasja Y.H 52 vjeç ka depozituar kallëzimin penal me pretendimin se 41 vjeçari i ka ndryshuar numrin e pasurisë në zyrën e Hipotekës duke ia tjetërsuar një tjetri. Materialet në ngarkim i kanë kaluar Prokurorisë për procedime të mëtejshme penale. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)