ELBASAN, 20 Qershor /ATSH-Miranda Sadiku /.-Drejtoria e Policisë ka përfunduar me sukses projektin " Policia dhe të Rinjtë" një projek ky i cili kishte për qëllim për ti shërbyer më mirë anëtarëve të komunitetit të Qarkut Elbasan.
Ky projekt është mbështetur financiarisht nga Programi Suedez-"Policimi në komunitet", ku efektiva të kësaj drejtorie zhvilluan takime me mbi 400 qytetarë, të rinj dhe nxënës në dy lagje të qytetit të Elbasanit: 5 Maj dhe Kala, si dhe në 2 shkolla të mesme të përgjithshme: "Inkus" dhe "Mahir Domi".
" Nëpërmjet këtyre takimeve Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan informoi qytetarët për shërbimet e policisë, pasojat e fenomeneve të dëmshme si: përdorimi i lëndëve narkotike, duhanit, alkolit apo frekuentimit të lojrave të fatit etj", tha drejtori i Policisë Neritan Nallbati.
Sipas tij, " Drejtoria e Policisë krijoi mundësi që qytetarët, të rinj nga dy lagjet e qytetit të Elbasanit, si dhe nxënësit të prezantonin dhe bënin publike shqetësimet dhe prioritet e tyre si psh: ndërhyrjen dhe luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike, mungesën ose paqartësinë e vijave të bardha në lagje të ndryshme të qytetit, mungesën e tabelave të parkimit ose mosparkimit në disa zona, nevojën e përmirësimit të shërbimeve të policisë rrugore, përmirësimin e etikës dhe komunikimit nga ana e stafit të Policisë etj".
Ky projekt hodhi bazat për aktivitete të tjera të ardhshme, pasi vetëm nëpërmjet komunikimit dhe bashkëpunimit polici-qyetarë mund të krijohet një komunitet më i sigurt për të gjithë./a.g/
/Shqiptarja.com